Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u gjen gabime në fatura

Stafi i KEK-ut, pas insistimit qytetar me protesta, po punojnë edhe gjatë fundjavës që t’i rishqyrtojnë faturat për të cilat është bërë ankesa.
Nga 374 ankesa sa janë bërë, për tri orë ata kanë shqyrtuar 30 ankesa. Në gjysmën prej tyre, ata kanë gjetur gabime, raporton Klan-Kosova.
Në njërin rast e kanë pranuar se një konsumatori i ishin faturuar 65 euro më shumë.
As kjo nuk i bën zyrtarët e KEK-ut që ta pranojnë gabimin. Ata madje i fajësojnë konsumatorët.
“Arsyeja pse ka ardhur deri këtu, është sepse KEK-u nuk ka pasur qasje te leximi i shumë njehsorë të konsumatorëve”, ka thënë një zyrtar i KEK-ut.

Portali Telegrafi, 09.02.2013