Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Beqaj kërkon nga blerësi i Distribucionit përmbushjen e kontratës

Ministria e Zhvillimit Ekonomik pret që nga maji i vitit të ardhshëm, që blerësi i Distribucionit dhe i Furnizimit të nisë punën për të plotësuar kushtet e kontratës së shitjes së këtij aseti.
Në një intervistë dhënë KTV-së, shefi i kësaj ministrie, Besim Beqaj, ka thënë se shumë asete që kanë qenë në pronësi të Distribucionit… më nuk do t’i ketë blerësi i ri. Ai ka thënë se është rregulluar edhe çështja e kontratave për punëtorët, të cilët kanë pasur kontrata të përkohshme.
Sa i përket mënyrës së mbledhjes së borxheve të vjetra, Beqaj, ka thënë se në bazë të kontratës është parashikuar që Konsorciumi “Çalik e Limak” të marrin 15 deri në 20% të shumës, por edhe kjo është bërë me disa kushte. Gjithashtu, sipas Beqajt, kompania është e detyruar të blejë energjinë e prodhuar në Kosovë për një periudhë 20- vjeçare.

Gazeta Koha Ditore, 15.11.2012