Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Amerikanët në radhë për të ngrënë e për benzinë

Ujë nuk ka shumë, ushqimet janë me racion dhe mbi të gjitha është ftohtë.
Rreth 1 milion vakte ushqimore shpërndahen çdo ditë në New York. Kryqi i Kuq ka vendosur 12 kuzhina fushore, për të ofruar rreth 200 mijë vakte të nxehta çdo ditë.
Komanda amerikane e Transporteve, që përdoret nga ushtria, ka dërguar 55 kamionë për të shpërndarë vaktet ushqimore.
Policët dhe zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë për trupa. Deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 98, prej tyre 40 në New York.
Vetëm kur mbërriti vala e përmbytjes, 20 njerëz gjetën vdekjen në Staten Island. Banorët këtu ankohen se po diskriminohen në krahasim me Manattan-in.
Ndërkohë kryebashkiaku Bloomberg ka deklaruar mbështetjen e tij për Barack Obama-n në këtë fushatë, duke thënë se ai trajton më së miri çështjet e ngrohjes globale. Madje Bloomberg akuzon se ka qenë ngrohja e globale që solli këtë katastrofë.
Në rrugë patrullojnë ‘Engjëjt Mbrojtës’, që kujdesen për të mos u rritur kriminaliteti.
Më shumë se 650 mijë njerëz vazhdojnë të jenë pa energji.
Në shumë pika karburanti ka radhë, ndërkohë që njerëzit vuajnë mungesën e benzinës.

Gazeta Tema, 02.11.2012