Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK, rrit shpenzimet në teknologji

Korporata Energjetike e Kosovës ka përqendruar  pjesën më të madhe të shpenzimeve në fushën e teknologjisë informative. Burime brenda kompanisë tregojnë se po investohet në programe informatike edhe pse ky nuk vlerësohet si një investim i domosdoshëm. Vetëm për shpenzime administrative të divizionit të sistemit të Informatikës, kjo korporatë ka shpërndarë  rreth 218, 000 euro, ndërsa për të përmbushur objektivat në total janë realizuar rreth 1.4 milionë euro investime. Sipas kompanisë, sistemi informatikë është i domosdoshëm si në prodhimin e qymyrit, shpërndarja, furnizimi dhe faturimi i energjisë. KEK ofron shërbim për rreth 450,000 konsumatorë, ndërsa ka rreth 7,500 të punësuar.

Revista Monitor, 27.10.2012