Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Privatizimet sfide e qeverise greke

Qeveria greke e sheh si një sfidë të madhe procesin e privatizimit, kjo si një nga kushtet kryesore të vendosur nga ndërkombëtarët për kthimin e borxheve dhe korrigjimin e bilancit. Gjithashtu qeveria kërkon të ndryshojë edhe mjedisin për investitorët të cilët prej shumë kohësh janë ankuar nga burokracia dhe korrupsioni në këtë vend.
Një nga shkaqet e krizës ekonomike në Greqi lidhet edhe me klimën jo të favorshme për biznesin. burokracitë e mëdha, procedurat e pafund dhe koha e gjatë për regjistrimin e një biznesi kanë frenuar investimet. Këtë shqetësim e shprehin edhe vet investitorët vendas.
Gjithsesi biznesmenët thonë se do të jenë të sigurt kur të shohin veprime konkrete nga qeveria. Nëse do të ecet përpara me veprimet e nevojshme kryesisht përsa i përket planit të privatizimeve atëherë investitorët nuk do të kenë asgjë për tu frikësuar thonë ata.

TV ABC News, 25.10.2012