Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ecocar, makina e parë elektrike greke

Një makinë dy vëndëshe e cila përshkruan një distancë autonome 100-120 kilometra dhe e aftë për një shpejtësi deri në 80 km në orë ka hyrë në prodhim dhe tashmë është në dispozicion për shitje në Greqi.

E projektuar dhe prodhuar përmes bashkëpunimit të firmës greke Ecosun dhe një fabrike industrial kineze “Ecocar” u prezantua për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të 82 të Selanikut në shtator.

Kompania greke Ecosun  krijoi idenë tre vjet më parë duke projektuar produktin dhe duke furnizuar sistemet elektrike dhe bateritë.

Ndërkohë pjesa tjetër është bërë në Kinë, ku edhe ka më shumë eksperiencë më prodhimin e automjeteve elektrike dhe kushte shumë më fleksibël të prodhimitq ë luajnë një rol të rëndësishëm në konkurrueshmërinë e çmimit përfundimtar të produktit.

Është vetëm 224.5 centimetra e gjatë, 129 centimetra e gjerë dhe 157 centimetra e lartë, duke peshuar në një total prej 670 kg me bateritë e saj. Në këtë makinë rehatohen lehtësisht 2 persona dhe motori elektrik i saj 7.5 kW mundësohet nga gjashtë bateri me 72 volt.

Këto bateri mund të ngarkohen me 80 për qind brenda disa minutave dhe stacionet e ngarkimit janë vende publike .

Sipas prodhuesve rimbushja e plotë e një automjeti me një prizë normale kërkon 6 deri në 8 orë.

Scan Tv,  16.10.2017