Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet kufiri i borxhit, akt normativ për energjinë

Qeveria ka vendosur të bëjë rishikime të pjesshme të buxhetit të shtetit përmes akteve normative, në kushtet kur në Kuvend nuk është dërguar një projekt rishikimi terësor i tij. Përmes aktit normativ të botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, qeveria ka bërë dy ndërhyrje, duke rritur borxhin publik dhe ulur fondet për njësitë e pushtetit vendor. Të dy ndërhyrjet, duket se lidhet me problematikën e faturave të papaguara të energjisë elektrike dhe me importin e saj.
Referuar aktit normativ, qeveria ka parashikuar të rrisë deri me rreth 7 miliardë lekë kufirin për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit. Nga 73 miliardë lekë, që ishte përcaktuar kufiri I borxhit, me ndërhyrjen përmes aktit normativ ky borxh arrin në 80 miliardë lekë. Po ashtu, qeveria ka ndërhyrë përmes aktit normativ për të zgjidhur edhe problemin e mospagesës së faturave të energjisë elektrike nga ujësjellësat që janë në varësi të pushtetit vendor.
Akti i miratuar në javën e fundit të muajit Shtator  parashikon ndryshimin e fondeve të planifikuara si grante të pakushtëzuara për t’i transferuar ato si shlyerje të detyrimeve për energjinë elektrike të papaguar. Referuar nenit 2 të aktit normative, që prek pothuajse 370 njësitë e pushtetit vendor, “transferta e pakushtëzuar dhe subvencioni për energji elektrike për furnizimin me ujë të pijshëm të papërdorura gjatë vitit buxhetor, trashëgohen në vitin buxhetor pasardhës”.  Nga ky akt, pritet që rreth 1.3 miliardë lekë që u hiqen bashkive dhe komunave nga zëri i granteve të pakushtëzuara, të kalojnë për llogari të shlyerjes së detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike.

TV Scan, 06.10.2012