Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kalaj, kalim kufiri me makinë me targa fallco

Akuzohet se ka përfituar miliona euro nga CEZ si sekser për të privatizuar operatorin e shpërndarjes, por Nue Kalaj, kalonte kufirin në këmbë.

Të gjitha lëvizjet e tij jashtë vendit janë bërë kryesisht nga pikat kufitare të Muriqanit dhe Morinit e më tutje nga territori kosovar lëvizte drejt shteteve të tjera.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, rastet kur sekseri i çekëve ka përdorur aeroportin e Rinasit gjatë viteve 2006-2012 kanë qenë minimale. Ai udhëtonte kryesisht me makina drejt Kosovës.

Kalaj ka lëvizur jashtë me 18 makina të ndryshme, 4 prej të cilave të paidentifikuara nga policia sepse figurojnë me targa të paregjistruara.

Në mbi 10 raste të tjera nga 125 hyrje daljet e Kalajt në 6 vite që kishte kontratë konsulence me CEZ-in cek, Kalaj figuron të ketë kaluar kufirin në këmbë.

Dhe gjatë muajit qershor 2009 kohë kur pretendohet se ka tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë rreth 7 milion euro dhe i ka transportuar jashtë kufirit me më çanta, ai figuron të ketë udhëtuar drejt kosovës, nga Murriqani në datën 20, pra 4 ditë pas tërheqjes së parave.

Në komisionin hetimor për CEZ-in, kanë mbërritur dhe të dhënat e TIMS-it për Shkëlzen Berishën e Kastriot Ismailajt, të cilët figurojnë të kenë udhëtuar disa herë bashkë drejt të njëjtave destinacione.
Përsa i përket Kalajt, policia është autorizuar që sapo të shkelë në tokën shqiptare ta shoqërojë me forcë për të dëshmuar në komisionine CEZ, në të cilin nuk u paraqit për të tretën herë radhazi.

Ndërkohë dëshmitari tjetër, Hamza Merxhani, i përfolur si sekseri i parë që negocioi këtë privatizim ka rënë dakord qe dëshminë ta jaëe përmes nje videokonference, pasi ai gjendet ne Pragë.

Kalaj per here te trete ka refuzuar te paraqitet në Komision. Për këtë arsye edhe sot kryetari i Komisionit Hetimor per CEZ, Taulant Balla ka kërkuar kërkuar Policisë së Shtetit ta sjellin me forcë dëshmitarin kyç që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ.

Gjithashtu Taulant Balla ka kërkuar që edhe ish- drejtori i CEZ, Hejsek të paraqitet në komision në mënyrë që të deklarojë se përse ai është paguar me një shumë aq të madhe.

Mësohet se biznesmeni nga Prizreni ka marrë nënshtetësinë shqiptare me nje dekret nga presidenti Nishani në datën 14 dhjetor 2015.

Shqiptarja.com  24.01.2017