Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komisioni i ekonomisë, PS: Privatizimi i Albetrolit, i dështuar

Privatizimi i Albetrolit pasi ka përfshirë në debate krerët më të lartë të politikës nuk ka mbetur pa u prekur edhe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Gjatë diskutimit të projektligjit për dhënien në përdorim, me çmim 1 euro, të një pjese të truallit të ndërmarrjes së qymyrit Valias deputetët e opozitës deklaruan se privatizimi i Albetrolit është i dështuar. Ndërkohë që sipas mazhorancës në atë process ka qenë gjithçka transparente.
Ndërkohë përsa i përket projketligjit për truallin e Valiasit opozita e kundërshtoi këtë proces me idenë se privatizime të tilla kanë nuk kanë qenë të sukseshme.
Projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Në bazë të projektligjit 9 ha sipërfaqe do ti kalojnë një subjekti privat i cili do të ndërtojë një kampus shkollor.

TV Ora News, 25.09.2012