Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Të ardhurat nga Dogana e Durrësit sipas parashikimeve (jane zhdoganuar 225,846 tone karburant)

Dogana e Durrësit po mban të njëjtin trend të ardhurash në raport me vitin e shkuar, duke realizuar planin e të ardhurave me 99. 1%.
Të dhënat janë bërë me dije nga drejtori i Doganës së Durrësit Jaçe Hysolli, i cili sqaron se trendi i të ardhurave të mbledhura nga dogana e Durrësit përgjatë 8 mujorit të parë të këtij viti, është realizuar konfrom parashikimeve të vendosura për doganat.
Ndikim në të ardhurat doganore kanë luajtur mallrat e akcizës, duke çuar në buxhetin e shtetit plot 31 milion e 608 mije leke.
Pavarësisht se karburanti vjen me cmim burse rritja e cmimit në vendin tonë ka ndikuar në importin e këtij produkti, ku në muajin gusht, ardhja e turistëve ka rritur importet e karburanteve nga porti i porto Romanos në Durrës, ku përgjatë këtij viti janë zhdoganuar plot 225 mijë e 846 ton karburant, me diferencë prej mbi 10 mijë ton, për këtë tetë mujor.

TV ABC News, 20.09.2012