Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien kontratat e naftës, pas statistikave për ekonominë

Kontratat e naftës ranë sesionin e sotëm, pasi fokusi i investitorëve kaloi nga optimizmi i printimit të dollarëve në Shtetet e Bashkuara, tek statistikat që sugjerojnë për dobësi të ekonomisë globale. Një ditë më parë pritshmëria për printim të dollarëve si pjesë e një programi të tretë të stimulit monetar në shtetet e bashkuara rriti çmimin e naftës pasi ajo ka një raport të zhdrejtë me monedhën amerikane. Por këto shpresa u shuan pas komenteve të james Bullard që ftohu pritshmërinë se do të ketë një program në terma afatshkurtra të stimulit monetar nga Rezerva Federale. Presioni mbi vlerën e naftës u shtua edhe nga statistikat makroekonomike të kinës dhe të eurozonës. Këto statistika sugjerojnë për dobësi të ekonomisë globale dhe rënie të konsumit energjetik. Aktualisht nafta vijon të mbështetet nga tensioni në lindjen e mesme dhe nga fillimi i sezonit të uraganeve të gjirin e Meksikës. Për pasojë nafta bruto Brent e Londrës për tetorin ra 43 cent në 114.58 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për shtatorin ra 48 cent në 95.79 dollarë për fuçi.

TV Scan, 24.08.2012