Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Blerësi do t’i marrë 15-20 për qind të borxheve ndaj Distribucionit

Dy kompanitë turke Limak dhe Çalik që janë përzgjedhur fitues në privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut, pritet t’i marrin nga 15 deri në 25% të shumës së përgjithshme të borxheve të KEK-ut që arrijnë në rreth 400 milionë euro. Përqindja e vendosur është pjesë e kontratës së shitjes së Distribucionit dhe Furnizimit, por gjithashtu mbledhja e borxheve të vjetra parashihet të nisë tek pas marrëveshjes që duhet të arrijnë kompanitë me KEK-un, raporton KTV. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, parasheh që me këtë marrëveshje një pjesë e borxheve të mblidhen më lehtë. Beqaj nuk ka mundur të përcaktojë një afat se kur do të marrë fund procesi i mbledhjes së të gjitha borxheve, mirëpo ka përsëritur edhe një herë se borxhet nuk do t’i falen askujt. Me gjithë përmirësimet, KEK-u ende nuk ka arritur t’i eliminojë borxhet e vjetra.

Gazeta Koha Ditore, 20.08.2012