Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

25 vite pagoi gabimisht ndriçimin rrugor

Një komunë e Connecticutit ia ka kthyer një gruaje 10.500 dollarë, pasi për 25 vite ajo ka paguar gabimisht për dritat e rrugës që gjenden jo larg shtëpisë së saj.
Grace Edwards e zbuluar gabimin kur një blerës potencial i shtëpisë e pyeti që ta njoftojë me shpenzimet komunale.
Kompania “Connecticut Light & Power” ka thënë se ish-pronari i shtëpisë ka pranuar të paguajë faturat për ndriçim rrugor. Kjo firmë fillimisht refuzoi t’ia kthejë paratë Edwardsit, por pastaj u pajtua pasi në këtë kontest u fut Zyra për ndihmën e konsumatorëve në shtetin Connecticut.
Nga llogaritë doli se Grace Edwards ka paguar mesatarisht 35 dollarë në muaj më shumë se që ka shpenzuar. Një zëdhënës i shërbimeve tha se kompania ka kërkuar falje për “gabimet dhe pakënaqësinë”.

Portali Telegrafi, 15.08.2012