Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nishani dekreton ligjin për akcizat e procedurat tatimore

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot (dje) dy ligje të rëndësishme financiare.
Sipas zyrës së shtypit pranë Presidencës, dekreti i parë ka të bëjë me shpalljen e ligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe dekreti i dytë është për shpalljen e ligjit, “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Këto dy drafte janë kundërshtuar ashpër nga biznesi dhe opozita, ndërkohë që janë miratuar nga parlamenti vetëm me votat e mazhorancës.
Sipërmarrja ka kundërshtuar draftin e akcizave, pasi parashikon parapagim tremujor të akcizës dhe vendosje të garancisë bankare, duke rënduar kështu financiarisht biznesin.
Por pavarësisht ankesave të prodhuesve dhe sipërmarrjes private, mazhoranca miratoi draftin duke mos marrë parasysh vërejtjet e bëra.

www.balkanweb.com, 08.08.2012