Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rajoni, zyre të përbashkët për tregtinë e energjisë

Import-eksporti i energjisë më i shpejtë, më i lirë dhe më cilësorë.
Ngritja e Zyrës së Ankandit të Bashkërenduar për Europën Juglindore për shpërndarjen e energjisë elektrike në të gjithë rajonin do të rris efikasitetin e shpërndarjes së energjisë. Me këtë kompani të re të nënshkruar nga 10 vende Shqipëria, Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia, Greqia, Malin e Zi, Rumania, Sllovenia, Kosova e Turqia do të sigurohet furnizimi i qëndrueshëm i energjisë elektrike. Sipas drejtorit ekzekutiv të kësaj zyrë me seli në Podgoricë, Aleksandër Mijushkoviç, import – eksporti i energjisë nuk do të funksionojë më si më parë, kur një vend pengonte shkëmbimin në tregun rajonal të elektricitetit, sic ndodhi në dimrin e kaluar kur Serbia mbylli të gjithë kufijtë e saj dhe askush nuk mundi të transportonte energji, por tashmë energjia do të qarkullojë lirshëm në cdo vend të kësaj organizate. Por kjo nuk lidhet vetëm me sasinë.  Elektriciteti që do të përdoret do të ketë cilësi shumë më të mire. Ndër të tjera “Ky projekt jep një sinjal të fortë mbi aftësinë e rajonit për të punuar së bashku për një të mirë të përbashkët. Thelbësor për këtë është fakti se Zyra e Ankandit të Bashkërenduar për Evropën Juglindore bëhet një tregues i vërtetë i integrimit të tregut, në krahasim me tregtinë ndërkufitare. Jo vetëm do të reduktohet burokracia por pritet gjithashtu të rritet efektshmëria e energjisë e të pakësohet varësia. Ky organizëm përfaqëson një platformë të shkëlqyer për një mënyrë më të shpejtë, më të lirë e më të lehtë të importit e eksportit të elektricitetit. Konsumatorëve do t’u duhet të presin tre vjet për të ndjerë ndikimin e parë mbi çmimet “mbështetur në tregtimin më të mirë e më të lehtë të elektricitetit që do të sigurohet nga kjo zyrë, shprehet drejtori i kompanisë.

TV Abc News, 02.08.2012