Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shengjin: Linja elektrike për skrap, Shëngjini 24 orë pa ujë e drita

Është rikthyer pas 24 orësh energjia dhe furnizimi me ujë të pijshëm i Ishull Lezhës dhe Ishull Shëngjinit. 600 metër linear kabëll bakri u vodhën për tu shitur për skrap në afërsi të Hotelit të Gjuetisë. Ky rast i përsëritur penalizoi pushuesit e shumtë në të gjithë zonën turistike. Kryetari i komunës e quajt akt kriminal që duhet dënuar maksimalisht vjedhjen e linjave lektrike në zonën turistike.
“Ne jemi në realitetin shqiptar dhe e dimë shumë mirë që dikush nga ne këtu është. Është një gjest i turpshëm, mund ta quaj akt kriminal, sepse është e pafalshme. Mendoj se vjedhja është bërë, në bazë të informacioneve operative që unë kam, është bërë në bashkëpunim me persona të KESH. Kanë ulur thikën e nënstacionit dhe është bërë vjedhja. Mendoj se është gjest i turpshëm, policia e shtetit duhet të hetojë”, tha Salvador Kacaj, kryetar i Komunës Shëngjin.
Gjatë këtij sezoni Shëngjini nuk ka patur problem në furnizimin me ujë të pijshëm dhe as me energji elektrike, përjashtruar rastin e fundit ku shkak është bërë vjedhja e linjës. Specialistët e CEZ kanë punuar gjatë gjithë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes për shtrirjen e linjës së re që bëri të mundur kthimin e energjisë dhe vënien në punë të stacionit të pompave të ujit të pijshëm. Ndërkohë që policia ka nisur kontrollet në pikat e grumbullimit të skrapit për të bërë të mundur gjetjen e autorëve të kësaj vjedhje.

TV Albanian Screen, 19.07.2012