Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Elbasani hyn në hartën e kërkimit të naftës

Hartës ku mendohet se ka rezerva të konsiderueshme nafte i është bashkangjitur edhe zona e Elbasanit. Këtë e ka bërë të ditur për RTV SCAN drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Besjan Pesha.
Sipas tij, kompania Petromanas që po kryen kërkime në territorin shqiptar, ka marrë leje për zgjerimin e fushës së veprimit edhe në zonën e Elbasanit. Deri tani, kjo kompani ka zbuluar rezerva nafte në zonën e Lezhës dhe të Beratit.
Niveli i prodhimit të naftës gjatë këtij viti ka qenë pak më i lartë se ai i vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga tre kompanitë private që shfrytëzojnë burimet e naftës, për këtë vit pritet të nxirren rreth 850 mijë ton.

TV Scan, 11.07.2012