Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

U refuzua mocioni i Vetëvendosjes për distribucionin e KEK-ut

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për distribucionin e KEK-ut. Me 31 vota për 48 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi ka votuar kundër mocionit, i cili kërkonte  pezullimin e  procesit të privatizimit të distribucionit, deri sa qeveria të sjellë dokumentet në Kuvend dhe se vendimin përfundimtar për privatizimin ta merrte Kuvendi.
Kjo pikë e rendit të ditës ka nxitur debat të nxehtë mes pozitës dhe opozitës gjatë interpelancës. Vetëvendosje që e kishte thirrur këtë interpelancë duke thënë argumentet e saj kërkoi stoponim e këtij procesi duke e quajtur të dëmshëm dhe i bëri thirrje konsorciumit turk, “Limak & Çalik” që të heq dorë nga blerja e distribucionit. Pos Vetëvendosjes, kundër privatizimit u shprehen edhe Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
LDK-ja ka përgatitur një mocion tjetër nga ai i  Vetëvendosjes derisa AAK-ja tha se do abstenoi nga të dyja mocionet por u shpreh kundër privatizimit. Partitë opozitare kërkuan që procesi të jetë transparent dhe të dihet pse dhe si po privatizohet ky aset shumë i rëndësishëm për Kosovën. Por vendimin e mbrojti Ministri i  Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, i cili tha se gjithçka ka qenë transparente dhe e mbështetur në bazë ligjore.
Shkëmbim fjalësh të rënda mes Kurtit  e Thaçit
Deputetët e Kuvendit sa morën një pushim, pas të cilit duhet të votojnë për mocionin e Vetëvendosjes rreth privatizimit të sistemit të shpërndarjes të KEK-ut. Ndërsa opozita gjatë debatit të deritashëm ka kërkuar ndërprerjen e këtij privatizimi, deputetët e koalicionit qeverisës e konsiderojnë si hap të mirë e të domosdoshëm të Qeverisë.
Por, debat mes pozitës dhe opozitës gjatë interpelancës për privatizimin e distribucionit të KEK-ut që në fillim ishte i nxehtë.
Vetëvendosje që e kishte thirrur këtë interpelancë duke thënë argumentet e saj kërkoi stoponim e këtij procesi duke e quajtur të dëmshëm dhe i bëri thirrje konsorciumit turk, “Limak & Çalik” që të heq dorë nga blerja e distribucionit. Pos Vetëvendosjes kundër privatizimit u shprehen edhe Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
LDK-ja ka përgatitur një mocion tjetër nga ai i  Vetëvendosjes derisa AAK-ja tha se do abstenoi nga të dyja mocionet por u shpreh kundër privatizimit. Partitë opozitare kërkuan që procesi të jetë transparent dhe të dihet pse dhe si po privatizohet ky aset shumë i rëndësishëm për Kosovën. Por vendimin e mbrojti Ministri i  Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj i cili tha se gjithçka ka qenë transparente dhe e mbështetur në bazë ligjore.
Por debati është ashpërsuar mes kryeministrit Thaçi dhe liderit të Vetëvendosjes Kurti. Kreu i Vetëvendosjes tha se Hashim Thaçi e Besim Beqaj e kanë vendin në burg, për të keqen që i kanë bërë shoqërisë kosovare duke i quajtur paçavra,   reagoi menjëherë kryeministri Thaçi, i cili i tha Kurtit se nuk ka mllef për të shfryrë ndaj tij.
“Mllefet, sharjet, akuzat le të mbesin në ndërgjegjen tuaj, nëse të ka mbet edhe pak. Do të kursej për hatër të babait tuaj, sepse nëse i ke dalë doresh atij, as unë nuk do të merrem me ju. Ta dini, nuk do të lejojmë rikthimin e mentalitetit monist e diktatorial”, tha kryeministri Thaçi.
Debati mes Kurtit dhe Thaçit ka vazhduar me shprehje shumë fyese.

Gazeta Koha Ditore, 05.07.2012