Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në nivelin më të ulët të 17 muajve, teksa shqetësimet për euron vazhdojnë

Treguesi i naftës Brent të martën ra në nivelin më të ulët 17 mujor nën 95$/fuçi, nën ndikimin e momentit më delikat në tërë epokën e krizës së eurozonës, por rifitoi qëndrueshmërinë pasi Spanja arriti të shesë nga borxhi i saj,  edhe pse kostot e shitjes kapën majën që nga 1997-a.
Nafta pësoi rënie paralelisht me monedhën e vetme dhe tregjet e kapitalit pas një komenti nga gjykata kushtetuese gjermane, i cili thoshte se qeveria e Angela Merkel-it nuk është konsultuar mjaftueshëm me parlamentin për konfigurimin e skemës së përhershme të paketës së shpëtimit të Europës, Mekanizmin Europian të Qëndrueshmërisë (ESM).
Pas rritjes së muajve të fundit të çmimeve të naftës, sinjalet se ekonomia e eurozonës rrezikon të mbetet e dobët e kanë mbajtur të ulët kërkesën për naftë në rajon.
Treguesi Brent i kontratave të së ardhmes ra në 94.44$/fuçi, më i ulëti që nga janari 2011. Treguesi i naftës bruto të SHBA-ve ishte 19 cent më i ulët në 83.08$/fuçi.
Tregtuesit thanë se një rënie tjetër e çmimeve Brent pritet tani që kufiri kyç prej 95$-ësh është kaluar.

Revista Monitor, 19.06.2012