Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja në qendër të Tiranës është ulur 30%

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë deklaron se është ulur ndotja në qytetin e Tiranës me 30 për qind. Megjithatë, të gjithë qytetarët janë dëshmitarë të pluhurit dhe ajrit të ndotur në zonat periferike, që janë në ndërtim e sipër, si pranë Kopshtit Botanik, në Unazën e Re, apo pranë “Freskut”.. Në Tiranë janë vendosur dy stacione të matjes së ndotjes, një pranë Insitutit të Shëndetit Publik dhe një tjetër pranë Poliklinikës Qëndrore.
Sipas ministrisë dioksidi i karbonit në ajër është ulur me 37 për qind, ndërsa sasia e pluhurit me 22 për qind.  Në raportet e mëparshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tirana shënonte vlera deri 10 herë më të larta se normat e lejuara, duke qenë kryeqyteti më i ndotur në Europë. Por, edhe sot këto vlera janë të larta, 3 deri 4 herë më shumë se normat e lejuara. Këto grimca, janë përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjeve të mushkrive, alergjive dhe disa lloj tumoreve. Ministria e Shëndetësisë ja dedikon uljen e ndotjes rregullimit të trafikut në Tiranë.
Megjithatë duhet thënë se ligjet dhe vendimet e Ministrisë së Financave kanë ndryshuar shumë vitet e fundit, duke synuar futjen në qarkullim të makinave sa më të reja. Kjo ka bërë që të ulet ndotja që vjen nga diaoksidi I karbonit. Gjithashtu, dhe ndërtimet e reja në Tiranë janë ulur shumë vitet e fundit. Brenda Uanzës ndërtimet e reja numërohen me gishtat e një dore. Ndërtimet janë përqëndruar në zonat periferike, si Unaza e Re, që duke qenë se administrohet nga Komuna Kashar nuk hyn në këto matje, të cilat janë vetëm për Tiranën. Gjithashtu zona në ndërtim, ku pluhuri është evident, janë rruga mbi Kopshtin Botanik, apo ajo e Dajtit.

TV Scan, 05.06.2012