Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimet klimatike, sfida shqiptare

Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve, bashkë me ekspertë mjedisorë nga Bashkimi Europian, do të diskutojnë këtë javë për ndryshimet që nevojiten në legjislacionin tonë, për një mjedis miqësorë klimaterik.
Konferenca që do të zhvillohet pas dy ditësh në Tiranë, pritet të mbledhë rreth vetes përfaqësues të bizneseve e shoqërisë civile shqiptare.
Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Mjedisit, në kuadër të  projektit të Bashkimit Europian, Rrjeti Rajonal Mjedisor për Integrim (RENA), synon forcimin e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në fushën e Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike në prospektiv të integrimit në Bashkimin Europian.
RENA përbëhet nga kater grupe pune sipas tematikave, ku njera prej tyre ka si çështje kryesore ndryshimet klimatike. Grupi i Punës për Klimën, sipas ministrisë së Mjedisit, mbështet vendet kandidatë dhe vendet potenciale për kandidate, si Shqipëria, të përputhin legjislacionin për ndryshimet klimatike të Bashkimit Europian dhe të zhvillojnë dhe implementojnë me kosto efektive Politikat dhe Strategjite për Ndryshimet Klimatike. Këto do të ndihmojnë në transformimin e Europës në një të tërë,  në një ekonomi konkurruese me “karbon të ulët” deri në 2050. Siç theksohet dhe në Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian për vitin 2011, vendet duhet të punojnë për të ndërmarrë aktivitetet në fushën e rritjes së ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve.

Revista Monitor, 04.06.2012