Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bolivia shtetëzon kompaninë spanjolle (te energjise), reagon BE

Forcat speciale policore asistuan bastisjen e selise se “TDE”, pas vendimit te qeverise per shtetezimin e saj.
Ministri spanjoll i Ekonomisë shprehu zhgënjimin e tij të thellë me vendimin e Qeverisë Boliviane për të shtetëzuar një kompani elektrike në pronësi të një kompanie spanjolle.
Luis de Guindos paralajmëroi se një veprim i tillë do të largojë investitorët nga vendi i Amerikës së Jugut, ndonëse La Pazi ka pranuar të paguajë një dëmshpërblim për këtë veprim.
Komisioni Europian reagoi në të njëjtën gjatësi vale me Madridin zyrtar, duke e konsideruar aktin ligjor si të paligjshëm si një “sinjal tejet negativ” për të gjithë kompanitë me interesa në Bolivi.
Të martën, presidenti Evo Morales shpalli shtetëzimin e filialit bolivian të “REE”, me argumentin se kompania spanjolle nuk kishte investuar mjaftueshëm në vend.
Ministri Guindos u kundërpërgjigj duke thënë se TDE (Transportadora de Electricidad) i kishte shërbyer si duhej bolivianëve. Kompania zotëron dhe shpërndan 3/4 të energjisë elektrike”.
Më parë gjatë muajit prill, Argjentina shtetëzoi kompaninë kombëtare të hidrokarbureve, “YPF”-në e zotëruar nga “Repsol”-i spanjoll me shumicë aksionesh. Veprimi solli një reagim tejet të ashpër nga Madridi dhe nga BE, që kërcënuan Buenos Airesin me sanksione. Nga shtetëzimi i “YPF”, “Repsol” arkërkoi në mënyrë të menjëhershme një humbje prej rreth 35 miliardë dollarësh, sa edhe vlera e kompanisë argjentinase.

TOP Channel, 02.05.2012