Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet përmirësojnë situatën energjetike në kaskadën e Drinit, prurjet në 650 m3/sek

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit dhe niveli i ujit në basenin e Fierzës ka arritur në rreth 277 metra, ndërsa prurjet në 650 m3/sek. “KESH po punon për të ruajtur rezervat hidrike, me qëllim që të hyjë në muajin maj me nivel të lartë ujor në liqenin e Fierzës, çka siguron një rezervë hidrike për periudhën e verës”, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Ëngjëll Zeqo.
Sipas tij, kjo situatë ndryshon ndjeshëm nga muaji shkurt, kur prurjet zbritën nën mesataren historike deri në 90 m3/sek. Konsumi ditor i energjisë sot arrin 20-21 milionë kwh/ditë, prej së cilës 11 milionë kwh/ditë importohet nga KESH-i dhe CEZ-i. Viti 2011 shënoi bilanc negativ energjetik, pasi u prodhua në vend 47.4% e energjisë më pak se në vitin 2010, çka uli ndjeshëm dhe eksportin e saj.

Gazeta Shqiptare, 20.04.2012