Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK i gatshëm të aktivizohet dhe në pjesën veriore të Kosovës (eng also)

KEK-u shpreh gatishmërinë që të intervenojë në secilin rast të prishjeve në rrjet në pjesën veriore të Kosovës, në çdo rast që paraqitet e domosdoshme. Korporata kërkon vetëm krijimin e ambientit të sigurt për të operuar.
Gjithashtu, KEK ka të gatshëm Planin e Veprimit për të rregulluar edhe konsumatorët në këtë pjesë të vendit, njëjtë si të gjithë konsumatorët tjerë. Korporata do të fillojë implementimin e planit me t’u krijuar rrethanat e favorshme për veprim.
KEK është i vetëdijshëm se dy entitete të pa licencuara, që nuk janë kompani të regjistruara në Kosovë, përkatësisht ‘Elektrokosmet’ dhe ‘Elektroprivreda Serbije (EPS)’vazhdojnë të operojnë ilegalisht në pjesën veriore të Lumit Ibër. Provat e mbledhura nga KEK-u tregojnë qartë se Elektrokosmet dhe EPS, me mbështetje nga  Elektromreža Serbije (EMS), së bashku janë duke kryer aktivitetet e një operatori të sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe të furnizuesit të energjisë në këtë pjesë pa ndonjë bazë apo autorizim ligjor.
Pasi KEK-u, sipas kornizës ligjore dhe rregullative të vendosur në vitin 2004, është i vetmi operator i licencuar i sistemit të shpërndarjes dhe furnizues publik për të gjithë territorin e Kosovës,  ka nisur aktivitetet ligjore ndaj kompanive serbe Elektroprivreda Serbije (EPS) dhe Elektrokosmet Priština (“Elektrokosmet) për ushtrim të aktiviteteve të paligjshme në pjesën veriore të Kosovës. Padia është ngritur në fillim të këtij viti në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë kundër Republikës së Serbisë për mosplotësim të obligimeve të saj ligjore sipas Traktatit për Komunitetin e Energjisë.
Prandaj, konsumatorët përtej lumit Ibër duhet të shpërfillin faturat e pranuara nga këto entitete ilegale dhe çfarëdo kërkese për pagesë të pranuar në të ardhmen nga Elektrokosmet/EPS.
Përderisa të gjithë mbështesin nevojën që konsumatorët të paguajnë për energjinë elektrike me të cilën furnizohen, e gjithë energjia elektrike e furnizuar në veri të lumit Ibër është energji e KEK-ut. Prandaj , e vetmja kompani ndaj të cilës konsumatorët kanë obligim për t’ia paguar shërbimet është KEK-u -ose agjentët e tij të autorizuar, pasi konsumatorët të jenë regjistruar.
Nëse ndonjë konsumator në veri të lumit Ibër  është shkyçur për mos-pagesë të energjisë elektrike nga operatorët e lartpërmendur  të palicencuar, ata duhet të kontaktojë menjëherë autoritetet e zbatimit të ligjit për të raportuar këtë akt të paligjshëm dhe të aranzhojnë rikyçjen.

KEK is ready to repair network failures and legalize costumers on Northern Part of Kosovo
KEK is ready to intervene on each case of network failures on Northern Part of Kosovo. The only concern that KEK has is the issue of the security to operate.
KEK also has prepared the Action Plan to legalize costumers of Northern Part of Kosovo and to treat them at the same way of other costumers around the country. The Plan will be implemented when the circumstances will allow doing so. 
Pursuant to the legal and regulatory framework established in 2004, KEK is the sole licensed distribution system operator and public supplier for the whole territory of Kosovo.  No other entity has been licensed to perform either of these activities. In acordance, KEK has taken legal actions against ‘Elektrokosmet’ and ‘Elektroprivreda Serbije (EPS) for illegal activities on Northern part of Kosovo. The complaint was submitted at the beginning of this year to Energy Committee Secretary against Republic of Serbia for breaching legal obligations in accordance with Energy Committee Treaty.        
Accordingly, no payments should be made by electricity consumers in Kosovo, to Elektrokosmet or EPS, and consumers should disregard the bills they have received from these entities, and any future bills they receive from Elektrokosmet/EPS.
While everyone supports the necessity for customers to pay for electricity supplied, all of the electricity supplied to the north of Iber/Ibër River since last November is KEK’s energy. . Therefore, the only legal entity that customers should pay is KEK – or its authorized agent, once the customers are registered.
If any customer north of Iber/Ibër River has been disconnected by the abovementioned unlicensed operators for non-payment for electricity, they should immediately contact law enforcement authorities to report this illegal act and arrange for reconnection.

energjia.al, 27.03.2012