Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Penalizimi i industrisë vendase, nafta pranë 200 lekë/litër

Çmimi i karburantit në pikat e tregtimit me pakicë po shkon drejt niveleve më të larta në 200 lekë për litër. Edhe pse kemi rezerva nafte dhe i shfrytëzojmë ato, ne sërish paguajmë çmimin më të lartë për karburantet. Sipas tregtarëve, rezervat e importuara kanë shteruar dhe karburanti i ri i nxjerrë në treg është importuar me taksë 7 lekë për litër duke sjellë dhe një rritje të çmimit në tregun me pakicë.
Ekspertët e hidrokarbureve shpeshherë kanë deklaruar për RTV SCAN se, nevojitet heqja e tatimit të naftës bruto në import për të ndihmuar industrinë vendase përpunuese, çka do të ndikonte në uljen e çmimit të karburantit në tregun e pakicës. Gjithashtu, për naftën bruto të nxjerrë në vend duhen ndërmarrë politika që do të dekurajonin eksportin dhe të nxisnin përpunimin në rafineritë shqiptare.
E ndërkohë që zyrtarët i mbyllin sytë përpara këtij realiteti, çmimi i lartë i karburanteve po dëmton gjithnjë e më tepër ekonominë dhe sidomos xhepat e qytetarëve të thjeshtë. Çmimi i karburantit në Shqipëri vjen gjithnjë në rritje, dhe tregtarët justifikohen me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare. Ata janë shumë të ndjeshëm kur bëhet fjalë për rritje, por shumë të ngurtë kur ky çmim bie, pasi justifikohen se duhet të mbajnë rezerva për tre muaj dhe të tregtojnë me çmimin e blerjes.

TV Scan, 22.03.2012