Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritja e çmimit të energjisë (eng also). Raporti i plote i Autoritetit te Konkurrences ne Kuvendin e Shqiperise

Autoriteti i Konkurrencës deklaroi se Enti Rregullator i Energjisë vazhdon të mos e zbatojë rekomandimin, për të justifikuar vendimet për rritjen e çmimit të energjisë.
“Rekomandimi nuk eshte marre parasysh nga ERE. Por është Komisioni Europian në progres raportin e vitit 2011, e shkruan në mënyrë të qartë, që ERE duhet të marrë në konsideratë rekomandimin e Autoritetit të Konkurrencës, specifikisht për këtë”, tha Lindita Lati, kryetare e AK.
Ky nuk është rasti i parë kur rekomandimet e Konkurrencës injorohen nga institucionet shtetërore. Pak kohë më parë, Autoriteti i kërkoi Bankës Qëndrore të rikthejë sportelet e tregtimit të bonove për qytetarët, por edhe ky rekomandim u injorua. Në këto kushte kryetarja Lati kërkon një zgjidhje ligjore për këtë ngërç.
“Autoriteti i Konkurrencës, rekomandimet qe vijne prej tij, ndoshta duhet të bëhen pjesë e diskutimit më të gjerë ndërinstitucional. Nëqoftëse me palët ne shtrojmë pyetje, se ku çertifikohet vendimi i Komisionerit të Konkurrencës, ne themi që është gjykata, atëherë pikërisht vendimet dhe rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës ndoshta mund të gjendet instrumenti juridik, për të ardhur dhe për t’u krahasuar opinionet dhe për të marrë një vendim të drejtpërdrejt”, tha Lati.
Gjatë paraqitjes së raportit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Autoriteti njoftoi se ka nisur zyrtarisht hetimin për çmimet e siguracioneve të makinave.
Zonja Lati tha se Autoriteti po heton njëkohësisht në disa tregje, mes të cilëve edhe atë të Transportit Ajror por edhe Energjisë

Energy price increase
The Competition Authority declared that the Energy Regulatory Entity continues to not implement the recommendation for justifying the energy price increase decisions.
“The recommendation was not taken in consideration by the ERE. The European Commission 2011 Progress Report clearly states that ERE must take in consideration the Competition Authority recommendations, especially for this”, declared Lindita Lati, chairman of the Competition Authority.
This is not the first case when the Competition Recommendations are ignored by the state institutions. A few times earlier, the Authority asked the Central Bank to return the Treasury Bond exchange tellers for the citizens, but this was also ignored. In these conditions, Chairman Lati asks for a legal solution of this stalemate.
“The recommendations of the Competition Authority should be part of a wider inter-institutional discussion. If we ask the parties where the Competition Commissioner decision is certified, we say that it is the court. The Competition Authority decisions and recommendations can be resolved with a legal instrument, for comparing the opinions and taking a direct decision”, Lati declared.
During the representation of the annual report at the Parliamentary Commission of Economy, the Authority announced that they have officially started the investigation for the car insurance prices.
Mrs. Lati declared that the Authority is investigating several markets in the same time, among which the Air Transportation and Energy.

TOP Channel, 19.03.2012

Raporti i plote i Autoritetit te Konkurrences ne Kuvendin e Shqiperise
Duke ju falenderuar dhe vlerësuar mbështetjen tuaj të vashdueshme dhe kohën tuaj, në emër te komisionit të konkurrencës, te pranishëm në këtë seancë, po ju paraqes një përmbledhje të raportit vjetor të vitit 2011 si dhe synimet për vitin 2012.
Shpesh kohët e fundit është artikuluar domosdoshmëria e krijimit të një klime për biznesin, e tillë që të mundësojë “rritjen e biznesit dhe lulëzimin e  inovacionit” . Prandaj, politikat e konkurrencës duhet të përbëjnë thelbin e politikave të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësinë e  hyrjeve në treg të bizneseve të reja dhe realizimin e një konkurrence efektive midis lojtarëve.
Autoriteti i Konkurrencës funksionon në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”,  Politikës Kombëtare të Konkurrencës,  normave dhe praktikave më të mira të administatës publike si dhe të së drejtës europiane të konkurrencës.
Ai ka misionin e mbrojtjes dhe të nxitjes së konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, për realizimin e të cilit janë përcaktuar vizioni i Komisionit të Konkurrencës dhe objektivat e veprimtarisë së institucionit. Masa e plotësimit të këtij misioni është konsideruar si tregues i përformacës së këtij institucioni.
Gjatë vitit 2011, institucioni i konkurrencës ka realizuar objektivat e përcaktuara nga rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2010, synimet e prezantuara në “Raportin vjetor 2010 dhe synimet kryesore për 2011”, si dhe në Raportin e Progresit të  Bashkimit Europian për vitin 2010- 2011.
Autoriteti i Konkurrencës, si një e mirë publike, në vijimësi ka qënë aktiv duke përdorur të gjithë fuqinë që i ka dhënë Ligji dhe Politika e Konkurrencës, për të mbrojtur tregjet nga veprimet antikonkurruese të disa lojtarëve, të cilët sjellin dëm jo vetem konkurrentëve të tyre por, në thelb, mirëqënies së konsumatorëve. Si dhe promovimin dhe mbrojtjen e konkurrencës nëpërmjet vlërësimit të akteve ligjore të depozituara pranë institucionit.
Gjatë vitit të kaluar puna e Autoritetit është fokusuar kryesisht:
•    në rritjen e shpejtësisë së veprimit në përgjigje të ankesave;
•    në rritjen e llojeve të tregjeve që kanë qënë objekt i monitorimit dhe i hetimeve, apo i kontrollit dhe vlerësimit të përqëndrimit nga institucioni i konkurrencës;
•    plotësimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor sekondar duke reflektuar zhvillimet më të fundit të rregulloreve e praktikave më të mira të Bashkimit Europian, si dhe në eksperiencat tona;
•    përmirësimin e instrumentave për forcimin e advokacisë së konkurrencës dhe liberalizimin e mëtejshëm të tregjeve;
•    konsolidimin e shkallës së ekspertizës dhe rritjen e kapaciteteve administrative;  si dhe
•    rritjen e kulturës së konkurrencës nëpërmjet bashkëpunimit jo vetëm me shoqatat e biznesit dhe ato të mbrojtjes së konsumatorit, por edhe me publikun e gjërë.
Sikurse është prezantuar edhe në raportin e vitit 2010, një nga objektivat e institiucionit të konkurrencës ka qënë përmirësimi i të gjithë instrumentave për nxitjen e komunitetit të biznesit për t’ju drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për të gjitha shqetësimet që lidhen me konkurrencën në përgjithësi. Viti 2011 karakterizohet nga rritja e numërit të ankesave nga ana e ndërmarrjeve lidhur me praktika të mundshme të abuzimit me pozitën dominuese dhe të marrëveshjeve të ndaluara, një tregues i qartë ky i rritjes së rolit të Autoritetit të Konkurrencës në ndërhyrjet për rivendosjen e konkurrencës në treg.
Gjatë vitit të kaluar janë depozituar 13 ankesa pranë institucionit tonë, nga të cilat 5 prej tyre kanë prezatuar shkelje potenciale të konkurrencës në zabtim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Sekretariati i Konkurrencës, pasi ka realizuar monitorimet bazuar në këto ankesa, i ka kërkuar Komisionit të Konkurrencës hapjen e procedurave përkatëse hetimore. Këto ankesa kanë qënë kryesisht për abuzimin potencial me pozitën dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit të Gazit të Lengshëm të Naftës (GLN) në rrugë detare; tregun e kartave me parapagesë në telefoninë fikse, si dhe marreveshje e ndaluar në tregun e prokurimit të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike.
Rritja e shpejtësisë së trajtimit të ankesave dhe ndërtimi i taktikave në mënyrën e duhur për të përmirësuar instrumentin e down raids (inspektimit të rrufeshëm), ka qënë një tipar i vitit të kaluar, por njëkohësisht përbën një nga sfidat e së ardhmes për të cilat Autoriteti i Konkurrencës ka patur dhe ka parasysh, për të qënë një institucion që plotëson në mënyrë progresive standardet dhe kërkesat e rritjes së ekonomisë shqiptare. Për më tepër, sa më tepër ndërhyn në treg institucioni i konkurrencës, aq më të sofistikuara bëhen mënyrat e shfaqjes së praktikave antikonkurruese nga lojtarët e fuqishëm të tregut, prandaj rritja e profesionalizimit dhe sofistikimi i instrumentave investiguese, përbën një sfidë të vazhdueshme për institucionin e konkurrencës, sfidë e cila bëhet akoma dhe më evidente me rritjen e ankesave të biznesit për sjelljet antikonkurruese.
Risia e inspektimeve të vitit të kaluar ishte fillimi i procedurave në mënyrë të menjëhershme me marrjen e sinjaleve nga ankesat apo nga mediat dhe realizimi i inspektimeve në të njëjtën kohë në shumicën e ndërmarrjeve nën hetim me qëllim rritjen e efikasitetit të investigimit, që ishte shpallur edhe një nga objektivat e paraqitura në raportimin vjetor të vitit të kaluar. Për rritjen e eficiences së inspektimeve, kanë ndikuar mësimet nga eksperiencat e mëparshme, investimet në trajnimet e realizuara nga projekti i binjakëzimit të financuar nga IPA-2008, si dhe mbështetja proaktive nga Komisioni i Konkurrencës në zbatim të procedurave të përcaktuara nga Ligji.
Gjatë vitit 2011, Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar monitorimet dhe hetimet e filluara në vitin 2010, si dhe ka hapur hetime në tregje të tilla si:
•    tregu i importit dhe të shitjes me shumicë të sheqerit, të orizit dhe në tregun e importit dhe të prodhimit, si dhe të shitjes me shumicë  të vajit vegjetal; apo,
•    tregu i telekomunikacioneve, i cili ka qënë objekt i një numri të madh të ankesave të operatorëve ndaj njëri tjetrit. Më konkretisht janë në procedura të hetimit paraprak tregu i kartave me parapagesë për abuzimin e mundshëm me pozitë dominuese të ndermarrjes që operon në tregun e telefonisë fikse, si dhe tregu i linjave, të shitjes me shumicë dhe pakicë, të aksesit për operatorët e telekomunikacioneve dhe përdoruesve fundorë
•    Një treg tjeter që është aktualisht në fazën e vendimmarrjes, për abuzimin e  mundshëm me pozitë dominuese, është tregu i ngarkim-shkarkimit  të GLN-së në rrugë detare.
Gjatë vitit 2011, kanë filluar dhe përfunduar procedurat hetimore në tregun e prodhimit të bukës masive në qytetin e Vlorës, në të cilin 20 operatorë lokalë janë penalizuar për pjesëmarrjen në marrëveshje për fiksim të çmimit dhe katër prej tyre për moszbatimin e vendimit të Komisionit të Konkurrencës për masat e përkohëshme për ndalimin e kësaj marrëveshje, si marrëveshje e ndaluar, që sjell kufizimin e konkurrencës në treg.
Sinjalet për kufizime apo shtrembërime të mundshme të konkurrencës në tregje merren edhe përmes monitorimeve, që janë puna jone e vazhdueshme. Prandaj gjatë vitit të kaluar janë kryer monitorime jo vetem për tregjet që më parë kanë qënë objekt hetimi, si tregu ushqimor, tregu i hidrokarbureve, por edhe për tregje të tjerë si ai i shërbimeve (transporti detar dhe tregu farmaceutik), etj.
Viti 2011 shënoi një rritje të numrit të përqëndrimeve të njoftuara pranë Autoritetit të Konkurrencës si pasojë e uljes se ndjeshme të kufijve të xhiros për autorizimin e përqëndrimeve, por edhe ndërgjegjësimit të  palëve pjesëmarrëse në transaksione për detyrimin ligjor të autorizimit të transaksioneve nga ana e Komisionit të Konkurrencës. Komisioni i Konkurrencës ka autorizuar 10 raste të ndryshimit të kontrollit ndaj ndërmarrjeve kryesisht në tregjet e sigurimeve, shërbimet bankare dhe tregun e automjeteve, ku kanë ndodhur dhe përqëndrimet kryesore gjatë vitit 2011. Për ushtrimin e kontrollit ex-post, Autoriteti i Kokurrences nuk ka qënë thjesht pasiv, duke pritur njoftimet e ndërmarrjeve për transaksionet potenciale në të cilat ato ishin përfshirë, por ka mbajtur një qëndrim proaktiv duke ndërmarrë veprime për identifikimin e të gjitha transaksionve  të ndodhura dhe të evidentuara në Qëndrën Kombëtare të Rregjistrimit (QKR). Pra, në bashkëpunim shumë të ngushtë me QKR-në u mundësua kontrolli i të gjitha transaksioneve të ndodhura, që përmbushnin kushtin ligjor për të qënë objekt kontrolli dhe autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Gjithashtu një risi e vitit të kaluar ka qënë analiza e efekteve potenciale në treg si rrjedhojë e bashkimit operacional midis dy operatorve në tregun e telekomunikacionit, transaksion i cili nuk përbënte ndryshim kontrolli. Megjithëatë, Komisioni i Konkurrencës e trajtoi me shumë kujdes rastin dhe u shpreh për disa rekomandime për AKEP-in, që në autorizimin përkatës të kërkojë nga shoqëria pas bashkimit kryesisht ndarjen e llogarive për telefoninë fikse dhe atë të lëvizshme, e cila do të bëjë të mundur rritjen e transparences dhe mos abuzimin me poziten dominuese te operatorit me fuqi tregu.
Lidhur me aspektin tjetër të ligjit atë të advokacisë së konkurrencës gjatë vitit 2011 Autoriteti i Konkurrencës në kuptim të neneve 69 dhe 70 të Ligjit, është shprehur rast pas rasti për aktet që mund të kufizonin konkurrencën në tregun përkatës. Rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës janë dhënë kryesisht për tregje ku për shkak të natyrës (kufizimi i lejeve/licensave) të tregut dhe/ose veprimit të autoriteteve rregullatore janë vënë re kufizime potenciale të konkurrencës. Tregu i energjisë elektrike, komunikimeve elektronike, shërbimi postar etj., janë disa nga tregjet kryesore për të cilat janë adresuar rekomandimet. Disa nga rekomandimet e Komisionit të Konkurrencës janë paraqitur si kërkesë nga Komisioni Europian në Raportin e Progressit të vitit 2011, për Entin rregullator të energjisë elektrike, apo për sektorin bankar.
Përmirësimi i instrumentave për rritjen e forcimin e advokacisë dhe të kulturës së konkurrencës është konsideruar si një proces dinamik dhe i vazhdueshëm nga institucioni i konkurrencës. Për këtë qëllim është përdorur me eficiencë eksperienca e përfituar nëpërmjet projekteve të binjakëzimit dhe të asistencës teknike të financuar nga IPA-2008. Kështu janë ndërmarrë aktivitete trajnimi së bashku me rregullatorët e sektorëve financiarë, energjisë, telekomunikacionit, apo seminare rajonale me komunitetin e biznesit dhe atë universitarë ne qytetet Durrës dhe Vlorë, praktika të cilat do të vazhdojnë edhe në vitin 2012.
Gjithashtu, draftimi i një sërë aktesh nënligjore në kuadër të ndryshimit të Ligjit të Konkurrencës dhe përafrimit të mëtejshëm të legjislacionit me acqui-communitaire përbën një objektiv tjetër të realizuar si dhe një fushë të ndërhyrjes së AK-së. Qëndrimi proaktiv i institucionit të konkurrencës për respektimin e lirisë ekonomike konsiston edhe në hartimin, miratimin dhe publikimin e udhëzuesve shumë të rëndësishëm për të zbuluar marrëveshjet midis firmave në prokurimet publike, apo për vlerësimin e koncesioneve, procese të asistuara edhe nga ekspertët e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian.
Në një vështrim të përgjithësuar, gjatë vitit të kaluar Komisioni i Konkurrencës ka marrë 43 vendime, pa përfshirë opinionin për një sërë vlerësimesh ligjore të adresuara për draft-aktet e hartuara nga entet rregullatore dhe institucione të tjera qëndrore. Këto vendime konsistojnë në zbatim të Ligjit ‘Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe konkretisht janë dhënë: 3 vendime për masa të përkohëshme për ndalimin e praktikave anti konkurruese; 1 vendim për vendosje gjobe ndaj 20 ndërmarrjeve; 6 vendime për miratimin e rregulloreve apo udhëzuesve; 5 vendime me rekomandime të adresuara enteve rregullatore dhe institucioneve të tjera qëndrore; 10 vendime për autorizimin e transaksioneve të përqëndrimeve; si dhe 19 vendime për zbatimin e procedurave të brendshme të Autoritetit të Konkurrencës. Numëri në rritje të dukshme i vendimeve të Komisionit të Konkurrencës dhe karakteri shumëdimensional i tyre, reflekton volumet e punës së realizuara nga Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës.
Rishikimi gjyqësor i vendimeve të Komisionit të Konkurrencës ka konfirmuar përfundimisht  7 nga 12 vendime  të ankimuara. Eksperienca e deri tanishme e rishikimit gjyqësor ka vërtetuar se procedurat e ndjekura nga Autoriteti janë të konsoliduara dhe nuk janë kundërshtuar apo ankimuar. Për më tepër, ekzekutimi i gjobave të vendimeve të Komisionit të Konkurrencës ka kaluar në një fazë të re gjatë vitit 2011, pasi tashmë pjesa më e madhe e vendimeve, që kanë marrë formë të prerë, janë arkëtuar apo janë në proces ekzekutimi dhe pritet të përfundojnë arkëtimet në llogarinë e buxhetit të shtetit. Sikurse paraqitet edhe në raport, janë arkëtuar rreth 24 % e shumës së gjobave të vendosura gjithsej nga Komisioni i Konkurrencës dhe janë në proces 20 % të tjera (shuma totale e gjobave është 1miliarde e 093.5 milione  lekë).
Një objektiv tjetër për vitin e kaluar ka qënë forcimi i kapaciteteve administrative nga pikëpamja cilësore. Viti 2011 ka qenë një vit i ngjeshur me trajnime në sajë të dy projekteve të financuara nga BE-ja, ai i binjakëzimit me autoritet homologe italiane dhe hungareze (rreth 150 ditë trajnime) dhe i asistencës teknike. Gjithashtu, pjesëmarrje aktive me prezantime rastesh ka patur edhe në seminaret e organizuara nga OECD-ja në Qendrën Rajonale në Budapest.
Prioritetet e punës për vitin 2012
Liria ekonomike dhe mirëfunksionimi i tregut, përbëjnë sfidat e ekonomisë shqiptare dhe forcimi i zbatimit të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën një domosdoshmëri për kapërcimin e situatës aktuale ekonomike, ashtu edhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së vendit.
Ky mision kërkon një institucion të konkurrencës me nje profil në rritje profesionale dhe publike si dhe një ambjent shumë më tepër motivues për konkurrencën e lirë dhe efektive në treg.
Dy do të jenë drejtimet kryesore të veprimtarisë së institucionit të konkurrencës për vitin që ka filluar:
•    rritja e shpejtësisë së ndërhyrjeve në treg, nëpërmjet rritjes së profesionale të punonjësve të Autoritetit; si  dhe
•    forcimi i bashkëpunimit dhe ndërveprimi ndërinstitucional me entet rregullatore dhe institucionet e tjera publike, te cilat luajne një rol shumë të rëndësishëm.
Në mënyrë më të detjuar synimet kryesore të punës së Autoritetit të Konkurrencës gjatë 2012 do të jenë:
1. Zbatimi i ligjit të konkurrencës
Rritja e eficensës së tregjeve për t’i vendosur mbi baza konkurruese dhe mbi të njëjtat rregulla loje të gjithë konkurrentët është një nga synimet kryesore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2012. Shqyrtimi i ankesave dhe ndërhyrja sa më e shpejtë, si dhe monitorimi i tregjeve kryesore dhe tregjeve ku shfaqen shenja te kufizimit te konkurrences, do të përbëjnë instrumentat bazë për rritjen e forcës zbatuese të ligjit.
Tashmë janë një sërë procedurash hetimore në vijim ndërkohë që prioritetet kryesore për vitin 2012 do të përqëndrohen në rivendosjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregjet me struktura monopol apo të dominuar, ose ku shfaqen forma antikonkurruese. Tregjet kryesore ku mendohet te fokusohet puna e Autoritetit, por jo vetem, per vitin 2012 jane: tregu i prokurimeve publike për marreveshje të ndaluara; telekomunikacioni – telefonia fikse me parapagim; energjia elektrike – mbikëqyrja e ndërmarrjeve monopol në segmente të ndryshme të tregut të energjisë elektrike (prodhim, trasmetim, shpërndarje); mbikqyrja ex-post- sjellja e ndërmarrjeve në tregun e shërbimit të transportit ajror apo atij detar, tregu i sigurimeve, etj.
Plotësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor sekondar me rregullore dhe udhëzues është një drejtim tjeter i punës së Autoriteti, i cili ka ndikim të drejtëpërdrejte më forcimin e zbatimit të ligjit të konkurrencës. Aktualisht është në proces përshtatja dhe miratimi i njoftimit të konsoliduar të BE-së për përqëndrimet dhe autorizimi i perqendrimeve sipas rastit; udhezues për vlerësimin e rasteve të abuzimit me pozitën dominuese ne treg (kryesisht për rastet e çmimeve grabitqare, ngjeshja e çmimeve, si dhe skontot dhe rabate). Gjithashtu është parashikuar që të hartohen: rregullore mbi zbatimi i ligjit të konkurrencës në sektorin e telekomunikacioneve; mbrojtja e pronësisë industriale në sektorin farmaceutik; metodikat e llogarritjes së dëmit konsumator, abuzimi në formën e praktikave përjashtuese etj.
2  Advokacia dhe kultura e konkurrences
Për të forcuar advokacinë e konkurrencës si një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm për  zbatimin e Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, Autoriteti i Konkurrencës duhet të rrisi rolin e vet proaktiv në bashkëpunimin ndërinstitucional.
Marrja e vlerësimit të Komisionit të Konkurrencës për të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore  përbën një detyrim ligjor për të gjitha institucionet publike apo entet rregullatore, i cili jo gjithmonë zbatohet. Në këtë këndvështrim, konsolidimi i vlerësimit të akteve ligjore si pjesë përbërëse e Reformës Rregullatore përbën një instrument për të cilën Autoriteti i Konkurrencës ka investuar.
Duke rritur ndërgjegjësimin mbi aspektet e mundshme anti-konkurruese të legjislacionit të propozuar, përdorimi i “listë kontrollit” për vlerësimin e konkurrencës, do të drejtojë administratat e tjera t’i kërkojnë mendim këshillimor pranë Autoritetit të Konkurrencës për mënyrën e eliminimit apo të paktën të reduktimit të efektit anti-konkurrues të legjislacionit të propozuar. Për realizmin e këtij objektivi, Autoriteti i Konkurrencës do të synojë krijimin e një “grupi pune ndërinstitucional për çështjet e konkurrencës”, me përfaqësues të ministrive përkatëse dhe institucioneve publike si dhe ka planifikuar të investojë për trajnimet e tyre, duke përdorur fondet dhe ekspertizën e projekteve të IPA -2008.
Studimi i tregjeve ku janë dhënë të drejta eksluzive dhe të drejta të veçanta do të përbëjë një instrument tjetër, për rritjen e advokatisë së ligjit dhe politikës së konkurrencës. Nëpërmjet realizimit të këtij studimi do të mundësohen identifikimi i rekomandimeve për liberalizim e mëtejshëm të këtyre sektorëve apo segmente të tregjeve. Gjithashtu, do të organizohen workshope me përfaqsues të institucioneve publike për të zbatuar udhëzuesin e vleresimit të koncesioneve, pasi marrja e vlerësimit të Komisionit të Konkurrencës para dhënies së të drejtave eksluzive dhe të veçanta është një detyrim ligjor që duhet zbatuar për të përmirësuar klimën e biznesit.
Për të rritur kulturën e konkurrencës jo vetem tek komuniteti i biznesit, por edhe tek publiku u gjerë, duke përdorur eksperiencën e vendeve  të tjera do të bashkëpunohet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të përfshirë në nivele të ndryshme të arsimit para universitar tema mbi konkurrencës ku do të përdoren skema njohëse në përputhje me karakteristikat e grup-moshave. Gjithashtu, duke përdorur projektin e binjakëzimit të financuar nga BE-ja do të organizohen workshope rajonale ne Shkoder dhe Tiranë.
3. Hartimi i dokumentit të ri të Politikës së Konkurrencës
Politika Kombëtare e Konkurrencës është mbështetur në tri argumente kryesore: (i) kushtet ekonomike dhe politike që bënë të nevojshëm miratimin e legjislacionit për konkurrencën dhe ngritjen e Autoritetit të Konkurrencës; (ii) mbikëqyrja e tregut në këndvështrimin e konkurrencës dhe (iii) zbatimi i standardeve të Bashkimit Europian në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.
Gjatë vitit 2012, do të punohet për përditësimin e këtij dokumenti me kushtet e reja ekonomike, politike dhe sociale, instrumentat e reja dhe të përmirësuara për mbikëqyrjen e tregut dhe zhvillimet më të fundit të Acquis të Bashkimit Europian. Duke marre ne konsiderate ndryshimet e Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” në vitin 2010, një përditësim i politikës së konkurrencës është një domosdoshmëri për të reflektuar këto ndryshime ligjore dhe përmirësimet që kanë sjellë në punën e Autoritetit të Konkurrencës.
Për më tepër, ky dokument do të jetë produkt i një bashkëpunimi shumë të gjërë me të gjithë : Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministarve, entet rregullatore, institucionet qëndrore dhe lokale, komunitetin e biznesit dhe të mbrojtjes konsumatore, si dhe median, për të mundësuar jo vetëm gjithëpërfshirjen, por ndërgjegjësimin për përgjegjësitë respektive.
4. Rritja e kapaciteteve administrative
Forcimi i kapaciteteve administrative nëpërmjet trajnimeve të planifikuara sipas kërkesave të drejtorive dhe rekomandimive të Komisionit Europian në Progres Raportin e fundit do të realizohet nëpërmjet pjesmarrjes  në seminaret trajnuese te organizuar nga projekti i BE-së në mbështetje të Autoritetit të Konkurrencës (Binjakëzimit) RCC(OECD), ICN etj.
Stafi i Autoritetit të Konkurrencës do të marrë pjesë në workshope apo konferenca te organizuara nga entet publike, me qellim mbrojtjen e konkurrences se lire dhe efektive ne treg nepermjet parandalimit dhe zbulimit te praktikave anti konkurruese;  si marreveshjet e ndaluar, abuzimi me poziten dominuese , kontrolli i perqendrimeve, etj.
Gjatë vitit 2012 pritet rritja e kapaciteteve të Autoritetit me shtimin e punonjësve sipas Ligjit të Buxhetit të vitit 2012, duke plotësuar në këtë mënyrë strukturën organizative sipas kërkesave në rritje për staf në sektorin e përqëndrimeve dhe atë të analizës së tregut duke përmbushur në këtë mënyrë dhe sugjerimet e Raport-progresit të Komisionit Europian.

energjia.al, 20.03.2012