Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK nuk kërkon pagesë për riparime të prishjeve, por pagesë të faturave të energjisë

KEK sh.a. ka vërejtur se kohën e fundit po keqkuptohet politika e korporatës në lidhje me sanimin e prishjeve që ndodhin në asetet e Rrjetit të Shpërndarjes, sikurse ka akuza se punëtorët në ndonjë rast nuk kanë sjellje adekuate siç e parasheh Kodi i Sjelljes dhe Kodi i Etikës së KEK-ut.
KEK sqaron se nuk kërkon nga asnjë konsumator për të paguar riparimet në rast të ndonjë prishjeje eventuale. Kjo politikë e KEK-ut kushtëzon riparimin e prishjeve për konsumatorët në kategorinë C në bazë të nivelit të pagesës së energjisë elektrike dhe nuk intervenohet në rastet kur niveli i pagesës është i përafërt apo e tejkalon koston e riparimit. Por, këto pagesa nuk shkojnë për koston e riparimit, por për shlyerje të borxheve të konsumatorëve të krijuara nga shpenzimi i tyre.  Pra, KEK kërkon vetëm pagesën e faturave nga konsumatorët dhe asnjë pagesë shtesë për riparime. Kur të arrihet niveli i pagesës atëherë KEK menjëherë riparon prishjen specifike. Kjo bëhet për të rritur nivelin e pagesës në daljet ku pagesa është shumë e ulët.
KEK i përkujton konsumatorët që të raportojnë menjëherë ndonjë sjellje të keqe nga ana e punëtorëve të korporatës ku përfshihet ndonjë kërkesë eventuale nga ana e punëtorëve për mito, nëse nuk u lexohet njehsori në baza mujore, nuk u dërgohet fatura apo bëjnë veprime tjera të ngjashme. KEK nuk i toleron aspak sjelljet e tilla eventuale nga ana e punëtorëve të cilët mund të abuzojnë me pozitën e vet apo edhe më keq të përfshihen në ndonjë aktivitet korruptues.
KEK është i përkushtuar që t’i luftojë aktivitetet korruptuese dhe për këtë ka krijuar një Zyrë mjaft efektive të Auditit të Brendshëm dhe Departamentin për Veprim në terren. Por, KEK-ut i duhet ndihma edhe e konsumatorëve dhe qytetarëve që të raportojnë sjelljet eventuale ilegale apo joetike të punëtorëve të KEK-ut. Raportimi mund të bëhet në mënyrë shumë të thjeshtë përmes numrit të telefonit 038  55 66 22 apo përmes emailave  auditimimbrendshekek-energy.com dhe auditimimbrendshemyahoo.com. KEK i siguron të gjithë se thirrjet telefonike apo emailat do të mbesin konfidencial dhe do të hetojë çdo rast me seriozitetin më të madh.

energjia.al, 08.03.2012