Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, CEZ, 800 dosje në gjykatë për debitorët

Kompania Shpërndarëse e Energjisë Elektrike vetëm për zonën Fier ka dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier rreth 800 dosje të abonentëve me objekt urdhër ekzekutimi për debitorë ndërvite. Numri është shumë i madhe ka vënë në lëvizje gjyqtarët.
Të gjitha këta janë debitorë në faturat e konsumimit të energjisë prej më shumë se një viti. Nga statistikat e marra në kancelarinë e kësaj gjykatë këto dosje pasi janë regjistruar janë dërguar për short në gjykatë për gjykim me qëllim për të kërkuar ndëshkimin e atyre abonentëve, të cilat më pas janë dërguar në zyrën e përmbarimit që do të kryejnë ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Mësohet se për lekujdimin e këtyre faturave do të merren tre skuadra përmbaruese private nga Tirana. Duke u referuar statistikave të marrë në këtë kancelari të kësaj gjykate abonentët debitorë të energjisë elektrike rezultojnë të janë biznese me aktivitete prodhuese dhe tregtuese.
Rreth 80 % e  numrit të përgjithshëm të dosjeve të paraqitura nga CEZ me  kërkesë padi për debi të papaguara e përbëjnë abonentët, bizneset private, ku për secilin prej tyre mesatarisht rëndojnë një faturë e pashlyer e energjisë elektrike prej 6 milionë lekë të vjetra.

Gazeta Shekulli, 05.03.2012