Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Obama: Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë për të ndalur ngritjen e çmimit të karburantit

Presidenti amerikan, Barack Obama tha se nuk ka një zgjidhje të thjeshtë për të ndalur ngritjen e çmimit të karburantit, megjithë premtimet  nga disa politikanë se një ditë çmimi për një gallon do të bjerë në 2 dollarë.
Gjatë fjalimit të tij javor, Presidenti Obama tha sot se zhvillimi i burimeve të reja energjetike, siç janë erërat, dielli dhe lëndet djegëse me përmbajtje bimore janë çelsi i një zgjidhjeje të qëndrueshme të energjisë më afat të gjatë.
Ai tha se shtimi i shpimeve nuk është plan, por është slogan për të ndihmuar politikanët në zgjedhje. Presidenti Obama tha se prodhimi amerikan i naftës qysh tani ka arritur nivelin më të lartë në 8 vjet.
Zoti Obama kritikoi kongresin  se po vazhdon t’i shperblejë kompanitë amerikane të naftës me subvencione prej 4 miliard dollarësh në taksa. Presidenti Obama propozoi që kongresi të përtërijë  kreditet e taksës së  energjisë së pastër, që ai tha se do të krijonte vende të reja pune dhe do të paksonte nevojen për naftë nga vendet e huaja.
Në përgjigjen republikane ndaj fjalimit të Presidenti, Senatoria Kay Bailey Hutchinson nga Texasi tha se politika e Presidentit po ngadalson shpikjet e lëndëve djegëse, shpimet për naftë dhe gaz natyror. Senatorja Hutchinson tha se projektet e shpimeve të kufizuara zhdukin vende pune në industrinë e naftës.

Zeri i Amerikes, 25.02.2012