Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mirëmbajtja e rrugëve, taksë shtesë në karburant

Megjithëse infrastruktura rrugore në Shqipëri has shumë probleme, qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë taksa të reja për mirëmbajtjen e rrugëve. Në Planin  Kombëtar të Transportit, që ka hyrë në fuqi në fund të vitit 2011 dhe nis zbatimin e tij këtë vit theksohet se, shumat e përcaktuara në buxhetin e shtetit për mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe përforcimin e rrjetit rrugor janë të pamjaftueshme. Sipas raportit të përgatitur nga shoqaria “Luis Berger”, mirëmbajtja e rrugëve mund ta detyrojë qeverinë të gjejë një zgjidhje të re për të siguruar fondet.
I hartuar nga konsulentii përzgjedhur nga Delegacioni Europian, raporti parashtron si problematikë faktin që buxheti mund të mos përballojë dot kostot e larta të mirëmbajtjes dhe në këtë kuadër duhet të merren parasysh praktikat e shteteve të tjera. Sipas raportit, për mirëmbjatjen e rrugëve për rrjetin parësor duhet një financim vjetor nga 3 miliardë lekë deri 4,5 miliardë lekë, si dhe 2,8 miliardë lekë të tjera për rrjetin dytësor. Firma konsulente që ka hartuar këtë raport propozon që nga ky vit të nisë krijimi i fondit të rrugëve me qëllim sigurimin e një financimi të sigurt të mirmbajtjes rrugore në vend. Për zgjidhjen e kësaj situate, raporti thekson se fondi rrugor duhet të krijohet nga taksa mbi përdoruesit e rrugës, çka nënkupton një taksë të re për drejtuesit e automjeteve.
Drafti sugjeron që kjo taksë të mblidhet mbi karburantet që konsumohen nga automjetet. Do të jetë Ministria e Transporteve ajo që do të vendosë nëse taksat do të mblidhen në burim, pra atje ku prodhohet nafta dhe benzina, në dogana, apo në mënyra të tjera.  Kostoja totale e projekteve të programit të investimeve mbi rrjetin kryesor deri në vitin 2030 arrin në 437.8 miliardë lekë ose rreth 20.8 miliardë lekë në vit. Kjo përfshin mirëmbajtje rutinë që vlerësohet rreth 1,7 miliardë lekë në vit.

TV Scan, 23.01.2012