Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet po e transformojnë Shqipërinë, vendin ballkanas, në një qendër të prodhimit të energjisë

“China Daily”Investimet po e transformojnë Shqipërinë, vendin ballkanas, në një qendër të prodhimit të energjisë.
Pasi ka arritur një rritje të fortë ekonomike në vitet e fundit fal një boom-i në shërbime dhe ndërtime, Shqipëria feston 100 vjetorin si një vend i pavarur me një motivim të madh për të përmbushur potencialin e saj të jashtëzakonshëm. Investimet e huaja direkte janë trefshiuar nga viti 2006 në vitin 2010, qeveria, e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, ka punuar shumë për të siguruar një mjedis konkurrues investimesh, duke ulur taksën e koorporatave nga 25% në 10 %, taksat mbi të ardhurat personale nga 23% në 10%. Kontributet e sigurimeve shoqërore kanë rënë nga 32% në 15% për bizneset. Dikur një nga vendet me normën më të ulët të penetrimit të teknologjisë së informacionit në botë,  në nivelin 4.8% në vitin 2006, Shqipëria e ka rritur këtë normë në 50% në vitin 2011, dhe ajo vazhdon të mbetet një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë. “Dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare,” tha Kryeministri. “Ne po përpiqemi të sigurojmë internet me brez super të shpejtë në vend. Shqipëria ka një penetrim të madh të telefonave celularë, më të lartë se mesatarja e Europës. Ne sapo kemi lëshuar licencën e dytë 3G dhe po përgatitim kuadrin për 4G”. “Në vitin 2009 ne mblodhëm 1.7 miliardë dollar të ardhura. Ky ka qenë një avantazh I madh dhe na ka lejuar të ndërmarrim disa projekte shumë ambicioze. Së shpejti Shqipëria do të ketë rrjetin rrugor më të ri dhe mbresëlënës në rajon, ku çdo komunitet arrin rrugët kombëtare brenda 15-25 minutave. Koha është e vyer dhe në këtë mënyrë, çdo qytetari do t’i duhet 60% e kohës më pak për të arritur Tiranën, kryeqytetin tonë”. “Burimet e shkëlqyera ujore të Shqipërisë i kanë dhënë asaj pseudonimin “Norvegji e vogël në Ballkan””. “Ne presim të ndërtojmë 443 hidrocentrale për të cilët janë firmosur kontrata me sektorin privat dhe punimet do të fillojnë në 2020, midis të cilëve janë disa prej projekteve më të mëdha në Europë”, tha Kryeministri. “Energjia dhe minierat janë potencialet tona më të mëdhajat. Ne jemi një nga vendet më të pasura në drejtim të mineraleve, ne kemi krom, nikel, bakër – dhe të dhënat e reja kanë konfirmuar praninë e arit. “Me kemi prodhuar naftë për 19 vjet dhe aktualisht kemi rreth 850000 ton. Ne kemi një dialog të vazhdueshëm me Kinën, një nga partnerët tanë më të mëdhenj tregtar, mbi investimet dhe bashkëpunimin ekonomik”.

Gazeta 55, 11.01.2012