Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prokuroria: Dy vjet burg e 1 mln lekë gjobë për Metën. Prifti: Video të reja korrupsioni

Avokatët e Metës: Video montazh, por Prifti nuk dëgjon nga veshët
Avokatët e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta kanë reaguar sot lidhur me pretencën e prokurorisë për dënimin me 2 vjet burg të klientit të tyre.
Spartak Braho në cështjen për video-përgjimin e Priftit theksoi se ekspertët provuan se video ishte montazh dhe aspak origjinale,  porse shtuan ata “Prifti është i pabesueshëm në cfarë thotë dhe vazhdon të mos bindet ndaj fakteve”.
Sipas tij, Prokuroria është kthyer në shërbëtore të politikës së rrugës. Spartak Braho ka deklaruar se do të respektohet çdo vendim që do të jepet nga organi suprem, Gjykata e Lartë, ndërkohë që ka theksuar se pafajësia e Metës është tashmë e qartë.
“Ajo që pamë e dëgjuam në këtë seancë, kur shpresonin që prokuroria të reflektonte, ishte që për të shpëtuar nga mbytja ajo u kap me dhëmbë pas kamerdares së shpuar të mashtruesit të vitit”, tha Braho.
Sipas tij, “pafajësia e Metës, e kërkuar nga mbrojtja, është evidente sepse e tillë është e vërteta”. “Prokuroria në kërkesën e saj sot provoi edhe njëherë se mbeti në mjerim të thellë profesional dhe ligjor për argumentet ku u mbështet. E shtrënguar nga mungesa e provave, por dhe paaftësia, ne pamë se si asaj iu rrëzuan të gjitha pseudo-argumentet, prej të cilave ajo u detyrua të hiqte dorë edhe vetë në procesin gjyqësor, duke parashembur kalanë prej rëre të ndërtuar me pasion kriminal”, u shpreh Braho.
I pyetur se çfarë do të bëjë mbrojtja nëse Gjykata vendos, sipas kërkesës së Prokurorisë, ai u shpreh se “ne do të respektojmë çdo vendim të dhënë nga organi suprem, nga Gjykata e Lartë”

www.balkanweb.com, 06.01.2012

Prokuroria dha sot pretencën për ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta duke kërkuar 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë me akuzën e korrrupsionit aktiv të faktuar në video-përgjimin, ku ai është regjistruar duke u përpjekur të korruptojë ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti.
Prokuroria e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.
Videopergjimi i realizuar nga vete ish-ministri u transmetua ne emisionin “Fiks Fare” e me pas e plote ne emisionin “Top Story”. Prokuroria e Pergjithshme sekuestroi materialet e me pas mori deshmine e ish-ministrit Prifti qe tregoi se kryetari LSI-se kishte kerkuar ta korruptonte ne lidhje me nje koncesion hidrocentrali dhe jo vetem.
Gjyqi per kete ceshtje tashme eshte drejt fundit dhe Gjykata e Larte pritet te marre se shpejti edhe vendimin pas pretences se paraqitur nga prokuroria.

TOP Channel, 06.01.2012

I pyetur për pretencën e se premtes që pritet të lexohet nga prokurorët në procesin gjyqësor ku ish-Zv/Kryeministri Meta është akuzuar për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video-regjistrimi nga ish-Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, Kreu i LSI-se e quajti ate si një cështje që i përket të shkuarës.
”Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje tashmë ordinere që i takojnë vitit të kaluar. Jemi këtu për t’u marrë me çështje të mëdha dhe tepër serioze”, komentoi Meta.
I menjëhershëm ishte reagimi Dritan Priftit i cili nëpërmjet një deklarate për shtyp premton se do të publikojë të tjera video, përmes të cilave, siç thotë ai, do t’i tregojë me zë dhe figurë vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi.
Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI-së dhe se ky do të jetë vit suksesesh për shqiptarët. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti-Beqiri”, thuhet në fillim të deklaratës së Priftit.
Dritan Prifti dyshon se kjo video ka rrjedhur nga ekspertët  pasi ajo ka qenë  vetëm në pajisjet që i janë dorëzuar prokurorisë dhe janë nënshtruar ekspertizës para dy muajsh. “Ky hajdut me çizme përpiqet të bëjë shantazh ndaj meje një ditë përpara pretencës që do të jepet neser nga Prokuroria në gjyqin ndaj tij”.
“Sa të mbyllen hetimet”, vijon Prifti, “shqiptarëve do t’ia tregoj unë këtë video. Do t’i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët”.
Dritan Prifti në deklaratë thekson se Meta s’ka shpëtim. “Pasi t’ia mbyllë gjykata me lekë këtë çështje, atij do t’i hapet tjetra menjëherë. Nuk ka burrë që më bën mua shantazh. Do të ishte mirë që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre”.
Në fund të deklaratës, Dritan Prifti thotë se  angazhohet  që 2012-ta të jetë viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend.

TOP Channel, 05.01.2012