Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Operatorët e energjisë shpërfillin Autoritetin e Konkurrencës

Kompanitë e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nuk  bëjnë transparencë mbi eficencën e tyre. E pyetur nga RTV Scan, Lindita Milo, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës tha sot se Enti Rregullator i Energjisë dhe operatorët e tregut nuk po i marrin parasysh rekomandimet e dhëna nga institucioni i saj.
Sipas Autoritetit, analiza e eficencës së aktivitetit duhet të jetë element përbërës i metodologjive të përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike. Që vitin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar gjithashtu edhe ndarjen funksionale dhe financiare të Furnizuesit Publik me Shumicë nga Korporata Elektroenergjitke Shqiptare dhe të Furnizuesit Publik me Pakicë nga CEZ Shpërndarje.
Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se ndarja e enteve të furnizimit publik nga shoqëritë tregtare do të sigurojë konkurrencë efektive, mundësi zgjedhje nga konsumatorët dhe eliminimin e ndër-subvencionimit në këto segmente tregu.

TV Scan, 05.12.2011