Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Politikat po shkatërrojnë industrinë e naftës

Populli shqiptar është i detyruar të pranojë situatën dhe të përballet me rritjen e çmimit të naftës.
Industria e naftës me vite të tëra kishte marrë një zhvillim të madh, ku Shqipëria njihej si një nga vendburimet e mëdha në Ballkan dhe më gjerë. Ku nga prodhimet e tyre iu dha dhe një zhvillim i madh këtij vendi. U ndërtuan Uzina e Përpunimi të naftës si në Kuçovë, Cërrik dhe në Ballsh. Nga lëndët e para janë shtruar rrugët e Europës. Në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të Kuçovës në vitin 1934 dhe në vitet e komunizmit kjo industri ka marrë përmasa të mëdha. Më pas u ngritën uzinat të rafinerisë në sasi dhe në llojshmëri të produkteve. Në disa qendra naftëmbajtëse dhe naftë nxjerrëse dhe gaz nxjerrja arriti kulmin në vitin 1974, por tashmë kjo industri është e amortizuar nga të gjitha pikëpamjet dhe vetëm ndërhyrja e kompanisë ‘Taçi Oil” do e shpëtojë duke i dhënë frymëmarrjen sipas parametrave ndërkombëtarë.
Gjendja
Tashmë kjo industri po klith dhe po jep shpirt. Industria po shkatërrohet dhe punëtorët po hidhen në rrugë. Naftë po shkon për llogari të një grushti njerëzish. Shumë ndërmarrje janë shkatërruar gjatë trazirave të vitit mbrapshtë 1997, ku u shkatërrua Uzina e Përpunimit të naftës në Kuçovë një nga industritë më të mëdha në shkallë vendi, ku prodhonte 12 nënproduktet e naftës bruto dhe punonin 450 punëtorë. Për interesa të mëdha përfitimi të personave që asnjëherë nuk kanë patur lidhje me naftën, u mbyllën ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit në Kuçovë, që kishte degë në Lushnje dhe në disa rrethe të tjera. Të gjithë makineritë u shitën për një copë bukë për skrap në metalurgjikun e Elbasanit. Po këtë fat kanë patur dhe ndërmarrjet e nxjerrjes së naftës në qytete të tjera, ku një numër i madh punëtorësh u hodhën në rrugë, pas një shfrytëzimi 50-vjeçar. Këtë fat e kanë patur dhe specialistët e naftës në Kuçovë, ku tashmë po masin rrugët e qytetit të papunë. Kjo, jo për faj të tyre, por për faj të politikave, të cilat po shkatërrojnë këtë vend shumë të pasur me nënprodukte që shërbenin për të ndihmuar rritjen e energjisë në raste emergjente. Duke u shkatërruar industria e naftës, ka sjellë dhe pasojë tek populli shqiptar. Marrja e naftës nga jashtë vendit ka bërë që të rritet çmimi i saj. Kjo ka ndikuar shumë dhe në ekonominë shqiptare. Populli shqiptar është i detyruar të përballet me rritjen e çmimit të naftës dhe të biletave të udhëtimit. Kjo gjendje ka bërë që shumë hallexhinj të mos udhëtojnë më dot edhe pse duhet të shkojnë tek njerëzit e tyre që i kanë të shtruar nëpër spitalet e vendit. Pasi ata nuk kanë mundësi financiare që të përballen me çmimet që kanë vendosur pronarët si ata të naftës dhe ata të autobusëve.
Keqmenaxhimi
Po kush është ajo pasuri, që po të mungonte, shoqëria njerëzore do të kthehen në ‘Kohën e Gurit’? NAFTA! Nafta është nervi i këtij globi të civilizuar, ku ne jetojmë sot. Të huajt, kur vinë në Shqipëri, lidhen me disa marioneta që “interpretojnë” ato ligje pa kuptim, vetëm për të vjedhur punën. A ka poshtërim më të madh se kjo që po ndodh sot më industrinë e naftës. Të kesh punuar vite në naftë, të kesh bërë shumë punime, studime, projektime që kapin vlera kolosale, miliarda dollarë dhe të mos kesh lekë të jetosh, apo të mos gjesh punën tënde, të bënë të mendosh, se ç’po ndodh sot në Shqipëri. Kjo tregon se shteti nuk është shtet demokratik, po është shtet kusarësh, ku të gjithë veprojnë për të gllabëruar pasuritë e vendit, kryesisht naftën shqiptare.

Gazeta Telegraf, 04.12.2011