Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqiperia synon te behet superfuqi e energjise se gjelber

“Shqiperia synon të bëhet superfuqi e energjisë së gjelbër”, titullohet artikulli i botuar në numrin e nëntorit te revistes prestigjoze amerikane Global Finance Magazine.
Gazetari Dan Keeler shkruan se ndërsa shumica e liderëve europianë po shtrëngojnë vidat e ekonomive te tyre të dëmtuara, Shqipëria e vogël, një nga vendet më të varfëra të kontinentit, po ecën përpara me një plan ambicioz për të rritur në mënyrë konsiderueshme flukset e investimeve të huaja direkte.
Kryeministri Berisha, i pranishëm në takimin e Kombeve të Bashkuara gjatë muajit shtator, i tha Global Finance se vendi po përdor një kombinim të taksave tëë ulëta, investime të mëdha nëë infrastrukturë dhe nxitje të investimeve të synuara për të tërhequr kapitalin e huaj.
“Barra fiskale në Shqipëri është ndër më të ultat në Europë,” thotë Berisha. Qeveria ka shpenzuar 10% të GDP-së së vendit në ndërtimin e rrugëve gjatë dy viteve të fundit dhe është përpjekur të përmirësoj klimën e biznesit, shton Kryeministri.
Duket se këto përpjekje po japin rezultate. Sipas UNCTAD, investimet e huaja direkte janë rritur me më shumë se 300% midis viteve 2005 dhe 2010. Statistikat zyrtare tregojnë se eksportet gjithashtu janë rritur me 300%, ndërsa rritja e GDP është midis 3 dhe 4%.
Qëllimi i Berishës nuk është vetëm rritja e përgjithshme e ekonomisë. Ai do ta kthej vendin në një superfuqi rajonale të energjisë së gjelbër. Janë nënshkruar kontrata për rreth 220 hidrocentrale, vendi tashmë është në rrugë të mbarë për të arritur qëllimet e vendosura. “Me lartësinë mesatare mbi nivelin e detit më të lartë në Europë, ne kemi gjithashtu disa vende që janë vendodhje kryesore për gjenerimin e energjisë së erës,” thotë Berisha.
“Kemi gjithashtu potencial për t’u bërë lider europianë në gjenerimin e energjisë diellore. Shqipëria është gjithashtu e pasur në burime natyrore, me depozita të rëndësishme kromi, nikeli, bakri dhe hekur-ore, si dhe disa rezerva ari dhe nafte, të cilat qeveria është e etur t’i shfrytëzojë.
Në të njëjtën kohë, industria e turizmit në Shqipëri është duke u rritur fuqimisht. Vizitorë të shumtë tërhiqen nga kombinimi i bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur kulturore. Numri i turistëve është rritur më shumë se 10 herë, nga 300.000 ne vitin 2004 deri në 3.5 milion vitin e kaluar.
Disa kritikë janë të shqetësuar, vendosmëria e qeverisë për të zhvilluar minierat dhe energjinë mund të shkaktojë dëme serioze mjedisore, një akuzë që Berisha e hedh poshtë. Ai pohon se “ne besojmë në zhvillim të qendrueshëm. ¨shtë e mundur – dhe është mënyra më e mirë”.

www.balkanweb.com, 06.11.2011