Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dita Botërore pa Makina: Bashkia e Tiranës fton qytetarët të përdorin biçikleta

Bashkia e Tiranës është e angazhuar në pastërtinë e qytetit dhe në reduktimin e ndotjeve.
Nesër është dita botërore pa makina. Ky është një moment për të dhënë një mesazh, për t’u kujdesur për qytetin tonë, për ajrin që thithim ne, të afërmit dhe fëmijët tanë.
Bashkia e Tiranës, duke nisur nga Kryetari dhe çdo punonjës i saj do të paraqiten nesër në punë me biçikletë, në këmbë ose me mjete të transportit publik, për të përqafuar mesazhin e pakësimit të ndotjes së ajrit dhe të lehtësimit të trafikut.
Bashkia e Tiranës fton qytetarët t’i përgjigjen edhe ata këtij mesazhi dhe të japin kontributin e tyre për qytetin, në ditën pa makina.

energjia.al, 22.09.2011