Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie për sesionin e tretë me radhë

Nafta ra për të tretën ditë në radhë sesionin e të martës pasi premtimet për kontrollin e përhapjes së infeksionit të borxheve sovrane në eurozonë nuk kanë arritur të bindin tregjet energjetike të shqetësuara se kjo situatë do reflektohet në reduktimin e masës së naftës së konsumuar.
Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 63 cent në 116.61 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta bruto amerikane West Texas Intermediate ra 44 cent në 94.71 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat ranë më shumë se 1 dollarë në ditën e hënë. Analistët thonë se përhapja e problemeve të borxhit në Spanjë dhe në Itali do zhvlerësojë naftën. Ata paralajmërojnë se një raund i dytë i stimulit të ekonomisë në rang global mund të rrisë naftën Brent në 150 dollarë për fuçi në fund të këtij vitit.

TV Scan, 12.07.2011