Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ELEM në panairin botëror, prezentohen për energjetikë: “Pauer Xen” në Milano

ELEM janë prezantuesit e parë të Maqedonisë të cilët marrin pjesë në panairin më të madh botëror për energjetikë “Pauer Xen”, që fillon prej sot deri të enjten dhe që për herë të 19-të mbahet në Milano, Itali.
Në panairin, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s, para partnerëve dhe investitorëve potencialë ekipi profesional i ELEM do t’i prezantojë mundësitë potenciale dhe energjetike të Republikës të Maqedonisë. Ekipi profesional i kompanisë do t’i prezantojë edhe projektet aktuale energjetike mes të cilave edhe hidrocentralin “Ura e Boshkovit”, akumulimin “Fusha e Lukovës” dhe parkun me erë “Bogdanci”.
Siç informon drejtori i përgjithshëm i ELEM Vlatko Çingovski, në panairin do të prezantohet portofolioja e përgjithshme nga projektet energjitike të Centraleve të Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës të nesërme edhe ekipi që e prezanton kompaninë në manifestimin me renome aktivisht do të marrë pjesë me prezantimet e tyre para mysafirëve dhe prezantuesve të panairit.
Në manifestimin e panairit prezantohen 800 pjesëmarrës nga gjithë bota mes të cilëve edhe gjigantët energjetikë “Gazprom”, “Alston”, “Hjundai” dhe “AB Energ”.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 08.06.2011