Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Ulje rekord e humbjeve, rriten dhe arkëtimet

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike për 9-mujorin e vitit 2018 u regjistrua në nivelin 24 %, duke shënuar nivelin më të ulët historik. Të dhënat u bënë publike nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se këto rezultate janë tregues i konsolidimit të reformave në sektor.

 “Ne patëm rastin të publikojmë edhe shifrat e fundit të 9-Mujorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe rezultatet aty janë jashtëzakonisht të dukshme për sa i përket përmirësimit, duke shënuar një rekord historik me mesatare humbjesh nën 24% për vitin 2018. Pra, po ta krahasojmë me para disa vitesh humbjet kanë qenë mbi 45% dhe ulja është drastike. Jemi në një situatë krejt tjetër ku ne po synojmë standarde edhe më të larta. Edhe për sa i përket pikëpamjes së arkëtimit, Operatori i Shpërndarjes këtë vit prapë paraqitet me një performancë më të mirë” – tha Gjiknuri.

Në krahasim me 8-mujorin humbjet në rrjet kanë pësuar rënie me 0.4%, duke qenë se për periudhën janar-shtator ato u regjistruan në nivelin e 24.4%. Ndërkaq, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë reduktimi i humbjeve arrin në 3.1% .

Scan,  01.11.2018