Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Strategjia kombëtare e energjisë, flet Gjiknuri

Reduktimi i humbjeve në rrjet dhe i emetimeve të gazit, si dhe kursimi i energjisë, janë vetëm disa nga piketat që qeveria shqiptare synon të arrijë deri në vitin 2030.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të strategjisë, deklaroi se “arritjet që kemi planifikuar deri në vitin 2030 janë një domosdoshmëri për sektorin e energjisë dhe ekonomisë”.

“Sfidat më të cilat ballafaqohet sektori i energjisë në të ardhmen janë:

Mbështetjen e zhvillimeve ekonomike në sektor të ndryshëm ekonomiko-shoqëror; Rritja e sigurimit të furnizimit me energji në përgjithësi dhe me energjinë elektrike në veçanti; Gazifikimi i sektorin energjik, duke shfrytëzuar maksimumin e projektit TAP dhe IAP, dhe lidhje e mundësisë të Shqipërisë me Kosovën me linjën e gazit natyror.

Strategjia 2018-2030 përcakton qartë target energjetik të vendit, për të bërë të mundur integrimin europian të Shqipërisë në të gjithë infrastrukturën energjetike – europiane. Arritja e objektivave të mëposhtme janë një domosdoshmëri për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit.

Nëpërmjet kësaj strategjie synojmë:

Vazhdimin e reduktimit të humbjeve në rrjet nga 26.4 për qind në 2017 në 10 për qind në vitin 2030.

Vazhdimi i arkëtimeve të energjisë, nga 90 për qind në vitin 2018 në 98 për qind në vitin 2030, nivel ky i krahasuar me të gjitha vendet e Bashkimit Europian;

Rritjen e kontributeve të burimeve primare të energjisë kundrejt furnizimit total të energjisë në 52.5 për qind në 2030;

Shkalla e hapjas të tregut të energjisë elektrike të arrijë 100 për qind në 2025-ën. 

Duke ndërtuar njëkohësisht një skemë të thjeshtë dhe të zbatueshme në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit familjar me të ardhura të ulta;

Kursim i energjisë, në 15 për qind në 2030;

Reduktimi e emetimit të gazit 11.5 për qind në 2030.

Investimet e rëndësishme të SHELL janë inkurajuese për energjinë edhe ekonominë shqiptare”.

Scan Tv,  26.03.2018