Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

6.5 mln euro të tjera për efiçencën e energjisë në Qytetin Studenti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësuesi i kfW-së firmosën sot marrëveshjen e re në kuadër të Programit për Rinovimin e Konvikteve në Kampusin Universitar të Tiranës me parimin e efiçencës.

Vlera financiare e dhënë në formë granti nga qeveria gjermane në këtë marrëveshje arrin në 6.5 milion euro ndërsa aktualisht është në fazë zbatimi projekti i mëparshëm në vlerën 9 milion euro.

“Është kënaqësi që ndodhemi në këtë aktivitet sëbashku me përfaqësuesit e KfW-së në lidhje me nënshkrimin e vazhdimit të një projekti shumë të rëndësishëm në fushën energjetike. Një nga elementët që ne kemi promovuar si qeveri është kursimi i energjisë elektrike nëpërmjet përmirësimit të efiçencës dhe realisht qeveria gjermane ndërmjet KfW-së ka qenë pionierja e parë që na ka dhënë mbështetjen e nevojshme, duke çuar një paketë investimesh gati prej 15 milion eurosh, më e madhja e këtij lloji”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Duke parë përftimet që do të kemi nga zbatimi, vijoi ai, ne do të mundohemi që një projekt të tillë  ta shtrimë në të gjitha godinat e tjera qeveritare. “Ky është avantazhi. Pra, të nxisim industrinë që është efiçiente nga pikëpamja energjetike dhe të gjitha investimet që do të bëhen në Shqipëri, sidomos ato që kanë dorën e shtetit dhe financimet e shtetit duhet  të dizenjohen dhe të ndërtohen nga pikëpamja e efiçencës energjetike”, nënvizoi Gjiknuri.

Këto investime po bëjnë të mundur që studentët të kenë kushte shumë më të mira, por njëkohësisht edhe ndërmarrja në fjalë që është një aset shtetëror do të kursejë para nga konsumi i energjisë elektrike.

energjia.al  26.12.2017