Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Qeveria, 45 milion USD borxhe nga konsumi i energjise

Kryeministri Rama dje gjate fjalimit te tij ne Parlament, u shpreh nder te tjera dhe per situaten e veshtire energjitike. Me poshte eshte nje fragment i fjalimit te tij:

“Ne jemi këtu për të lehtësuar dhimbjet e një populli të tërë e të një kombi të tërë, të cilit jo vetëm që i keni hyrë në një hak shumë thellë, jo vetëm që i keni marrë paratë, por i keni marrë edhe fytyrën, duke e bërë qeverinë borxhlijen e madhe ndaj sistemit elektroenergjetik shqiptar.

Çfarë mund t’u kërkojmë ne?! Sot, ne, këto kemi si qeveria e Republikës së Shqipërisë. Të gjitha këto janë detyrimet tona e ne i njohim, i kemi marrë përsipër, pavarësisht se nuk i kemi shpikur ne. Çfarë t’u themi ne, atyre që nuk kanë bukë të hanë? T’u themi paguani energjinë e elektrike ju, se ne do vazhdojmë të mos paguajmë? Apo t’u themi sipërmarrësve paguani energjinë, paguani taksat, paguani të gjitha detyrimet dhe ne nuk ju japin as TVSH-në, as punët e papaguara, asgjë nga to që ju detyrohemi?

Për ta mbyllur, janë edhe 99 milionë të tjera që i shtohen 130 milionëshit të TVSH-së së parimbursuar, që i shtohen dhe 45 milionë dollarëve që qeveria, institucionet buxhetore ia kanë sistemit elektroenergjetik, që lidhen me Tatimin e Fitimit të kompanive. Sepse kështu është kur pi shumë Red Bull. Të duket sikur financat e vendit janë në kulmin e tyre dhe kanë krahë e fluturojnë! Kështu është kur vjen kjo ditë!”

energjia.al, 25.10.2013