Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Portali i Energjisë me faqe tërësisht të re interneti dhe risi të shumta

energjia.al ka tashme nje faqe interneti moderne sipas teknologjise me te fundit te kesaj fushe. Mbas rreth 4 vitesh ne funksion, kishte ardhur koha qe t’i jepnim vizitoreve tane me te miren e fundit, duke i falenderuar per besimin e krijuar ndaj nesh.

Puna shume e perkushtuar e energjia.al beri te mundur qe vizitoret te kene mundesine te lundrojne ne nje faqe interneti, e cila ofron jo vetem te gjithe sherbimet e meparshme por dhe te reja si: miniportal per konferencat (+ kalendar), vendet e punes, librat dhe kuadrin ligjor. Ky i fundit pritet qe te perditesohet se shpejti, duke bere te mundur shikimin e te gjithe ligjeve te sektorit te energjise dhe naftes.

Gjithashtu vizitoret do te informohen ne kohe reale per nderprerjet e energjise ne te gjithe rajonin e Shqiperise, duke i dhene mundesi qe te planifikojne veprimtarine e tyre.

Per me teper, energjia.al do te kete shume shpejt arkiven e tij te cmimeve te naftes ne vend, duke pasqyruar ne menyre te vazhdueshme ndryshimet ne kete treg. Gjithashtu arkiva e lajmeve eshte sistemuar dhe lexuesit mund te shikojne te gjithe artikujt qe nga krijimi i energjia.al (kundrejt nje regjistrimi pa pagese).

energjia.al ka gjithashtu kenaqesine te njoftoje se ka rifilluar sherbimi i gazetes ditore, ku lexuesit do te marrin nepermjet nje email-i te gjithe lajmet e dites. Lexuesit e regjistruar per kete sherbim falas jane kaluar automatikisht ne faqen e re, keshtu qe nuk kane nevoje per veprime shtese. E njejta gje vlen dhe per lexuesit qe jane regjistruar per te pare arkiven. Se shpejti dhe kuadri ligjor do te jete i disponueshem per lexuesit e regjistruar.

Ju lutemi te votoni tek sondazhi i muajit ose na dergoni email tek info@energjia.al per pershtypjet tuaja.

energjia.al, 16.10.2013