Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekspozitë fotografish “Elektrifikimi i të përditshmes“

Historia, aktualiteti dhe e ardhmja e energjisë elektrike në Shqipëri

27 shtator – 3 tetor 2013, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë

Ekspozita me fotografi të fotografit gjerman Florian Bachmeier dhe etnologut Dr. Eckehard Pistrick i kushtohet historisë, aktualitetit dhe të ardhmes së energjisë elektrike në Shqipëri. Duke u mbështetur në intervista etnografike, materiale të marra nga Arkivi i Shtetit Shqiptar dhe në materiale arkivore private të papublikuara më parë kjo ekspozitë tregon në mënyrë mbresëlënëse, se si energjia elektrike ka ndryshuar jetën e përditshme të shqiptarëve duke nisur prej viteve ’60. Fotografitë e realizuara nga Florian Bachmeier paraqesin jo vetëm fushatën komuniste të elektrifikimit të vendit të para më shumë se 40 viteve, por të sjellin ndër mend me portrete mbresëlënëse njerëzit dhe fatet dramatike të elektriçistëve dhe punëtorëve, të cilët elektrifikuan atëherë Shqipërinë rurale në emër të progresit dhe komunizmit. Në ekspozitë tematizohet nga një këndvështrim artistiko-etnografik edhe roli aktual i energjisë elektrike në Shqipëri. Në këtë kontekst një vend të rëndësishëm në ekspozitë zënë projektet më të fundit të financuara prej KfW-së, si ent i ngarkuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë, të cilat synojnë përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin evropian të energjisë dhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të gjithë popullsisë.

Kjo ekspozitë fotografike sponsorizohet nga zyra e KfW-së Tiranë.

energjia.al, 27.09.2013