Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Abuzimi me karburantet

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen ne pyetje te punonjësve te metrologjisë te përfshire ne inspektimet e pikave te karburanteve ku u konstatuan shkelje. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur për Vizion Plus se te dhënat e përfituara nga dëshmitë do te krahasohen me te dhënat e tjera qe po dalin nga procesi hetimor. Gjate marrjes ne pyetje inspektoret kane deklaruar se shkeljet ne disa prej pikave te karburanteve kane qene te përsëritura, ndërsa nga ane e tyre është proceduar me gjoba dhe me bllokime. Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për cilësinë e karburanteve. Pasi kane sekuestruar te gjithë dokumentacionin e kontrolleve te ushtruara nga inspektorati qendror teknik brenda një viti, prokuroret do tenisin te hënën marrjen ne pyetje te punonjësve te këtij inspektorati. Gjithashtu mësohet se paralelisht kane vijuar edhe verifikimet ne terren. Hetimi për cilësinë dhe sasinë e karburanteve nisi kryesisht nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimeve ne disa media për abuzimet me sasinë dhe cilësinë ne disa nga pikat qe e tregtonin atë me pakice. Ndërkohë dhe Drejtoria e Metrologjisë deklaroi se kishte konstatuar shkelje te kësaj natyre por nuk pranoj te bentë publike emrat e karburanteve te cilat abuzonin.

TV Vizion Plus, 26.09.2013