Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dy javët e gushtit, 35 raste të vjedhjes së rrymës

Janë zbuluar 35 raste të reja të përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike, ku 22 nga të kapurit kishin manipuluar matësit.

Ekipet e EVN Maqedoni kanë zbuluar në dy javët e para të gushtit 22 shfrytëzues që kanë manipuluar matësit dhe 13 të tjerë janë kyçur pa autorizim në rrjetin shpërndarës.

Energjinë të cilën e shpenzojnë shfrytëzuesit ku në mënyrë të paautorizuar janë kyçur, nuk identifikohet në sistemin e EVN Maqedonisë dhe nuk paguajnë për shpenzimin e bërë. Dëmi i përllogaritur i sistemit për këto ditë arrin shumën prej 800 mijë denarë ose 5,4 milion kWh energji elektrike.

Policia dhe ekspertët nga EVN Maqedoni do të vazhdojnë kontrollet dhe zgjerimin e tyre në të ardhmen.

Përveç vjedhjes së energjisë elektrike, do të sanksionohen dhe paguesit e parregullt.

Masa e shkyçjes të sistemit të shpërndarjes vijon edhe për ata shfrytëzues të cilët kanë një borxh të papaguar ndaj EVN Maqedonisë, dhe borxhet e të pandehurve do të dorëzohen për trajtim tek zbatuesit.

Nga janari deri në fund të korrikut EVN Maqedoni ka zbuluar pothuajse 1200 vjedhës të energjisë elektrike ku dëmi ka arritur shumën 2,2 milion euro ose janë vjedhur 20 milion kWh energji elektrike, ku dhe shteti është dëmtuar në përqindjen e TVSH-së.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 19.08.2013