Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bizneset pro ndarjes e Ministrisë së Ekonomisë

Përfaqësues të shoqatave të bizneseve kanë vlerësuar si tepër pozitiv ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në atë të Zhvillimit Ekonomik dhe të Industrisë e Energjisë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Tiranës, Nikolin Jaka, shprehet për RTV SCAN se, kjo ndarje pritet të rrisë bashkëpunimin e qeverisë me sipërmarrjen private.

Sipas Jakës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë pritet të analizojë më nga afër problematikat e biznesit. Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë, Alban Zusi, thotë se, sipërmarrja ka vuajtur mungesën e një ministrie të tillë. Sipas tij, hartimi i politikave të zhvillimit dhe rritjes së prodhueshmërisë nuk mund të kryhen nga një drejtori e thjeshtë.

Një ditë më parë, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, shpalli listën e emrave që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar. Në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë do të jetë z. Arben Ahmetaj, që si përfaqësues i opozitës ka ndjekur nga afër problematikat e biznesit shqiptar në katër vitet e fundit.

TV Scan, 01.08.2013