Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mundësi reale për gazifikimin e Ballkanit

Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) ka hyrë në rrugën e realizimit të tij. Kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz dot ë ndërtojë në Shqipëri pjesën tokësore të të gazsjellësit.
Projekti i madh i transportit të gazit nga deti Kaspik në Evropën Perëndimore ka hyrë në rrugën e realizimit të tij. Pjesë e tij ështe edhe ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP). Miratimi në fillim të këtij muaji nga Këshilli Kombëtar i Territorit të Shqipërisë i masterplanit të këtij projekti hapi rrugën ligjore për planifikimin e gjithë detajeve të ndërtimit nga konsorciumi TAP që përbëhet nga tri kompani aksionere: zvicerania AXPO me 42, 5 % të aksioneve, norvegjezia Shtatoil me 42,5 % dhe gjermania E.ON Ruhr- gas me 15% të aksioneve. Drejtuesi i zyrës rregullatore e menaxhuese për projektet dhe kontratat në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjisë, Prof.As.Dr. Stavri Dhima thotë për DW-në se në cilën fazë ndodhjet tani ky projekt.
“Projekti ndodhet në fazën e përgatitjes përfundimtare të pjesës teknike të gazsjellësit dhe anekseve të tij si stacionet e kompresorëve, të valvulave etj. Pas miratimit në fillim të këtij muaji të masterplanit nga Këshilli Kombëtar i Territorit projekti ka hyrë në fazën e zbatimit të tij. Ai do të fillojë vitin e ardhshëm me ndërtimin e rrugëve nga do të kalojë gazsjellësi. Ka rreth 110 km rrugë të reja që do të ndërtohen apo ristrukturohen. Do të happen rreth 209 km kanal ku do të shtrihet tubacionet në territorin shqiptar, në thellësi mbi 1 metër. Ka dhe 60 km tubacion që do të shtrihet në detin Adriatik, nga Shqipëria drejt Italisë. Projekti do të vazhdojë me ndërtimin e stacioneve të kompresorëve. Në vitin 2015 do të fillojë ndërtimi në pjesën detare që lidh Shqipërinë me Italinë dhe do të përfundojë në vitin 2020.” thotë Z. Dhima.
Kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz – ndërtuese e pjesës tokësore të gazsjellësit
Kompanitë aksionere në konsorciumin TAP kane marrë përsipër detyra specifike. Gjithë ndërtimet në pjesën tokësore prej 209 km në territorin e Shqipërisë do të kryhen nga kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz që ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në këtë fushë dhe është e dyta për nga madhësia në shpërndarjen e gazit pas kompanisë ruse GAZPROM. Pjesa detare do të ndërtohet nga kompania norvegjeze Shtatoil që zotëron gjithe aktivitetin e gazit natyror ne Detin e Veriut. Investimi mendohet të jetë rreth 1, 5 miliardë dollarë thotë Stavri Dhima. Sipas projektit gaszsjellësi TAP kalon në 3 qarqe, 38 bashki e komuna që ndodhen në Korçë, Berat dhe Fier ku do të ketë shpronësime të tokave nga ku do të kalojë gszsjellësi..
“Do të ketë dy lloj shpronësimesh të tokave: të përkohshme dhe të përhershme ose private të TAP. Mendohet që në pjesën e ndërtimit kompania do të lidhë kontrata shërbimi me pronarë të tokave për marrjen e tyre me qera. Kurse atje kudo do të vendosen dy stacionet e kompresorëve, një në Seman në dalje të gazsjellësit dhe një në hyrje, në Bilisht, në Korçë, do të kalojnë në pronësi të përhershme të kompanisë TAP. Është llogaritur që toka që do të kalojë në pronësi të TAP do të jetë rreth 32 hektarë. Në pronësi të TAP do të kalojnë edhe sipërfaqet ku do të vendosen stacionet e valvolave. Është parashikuar që në çdo 20 km të ketë një stacion valvole” shpjegon Stavri Dhima..