Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

South Stream do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë serbe

Qeveria serbe garanton plotësimin prej saj të të gjitha detyrimeve që lidhen me zbatimin e marrëveshjes energjetike me Rusinë dhe realizimin e projektit të ndërtimit të gazsjellësit “South Stream”, deklaroi Kryeministri serb Ivica Daçiç.

“Unë jam absolutisht i bindur se ne do t’i përmbushim të gjitha premtimet tona në kohë dhe në mënyrë cilësore”, – tha Daçiç.

Kryeministri serb theksoi gjithashtu se zbatimi i projektit “South Stream” do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë serbe, në përmirësimin e klimës së investimeve, do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin industrial si dhe do të rrisë nivelin e punësimit.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 12.07.2013