Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekskusive: METE jep me koncesion 23 zona re reja minerare brenda marsit!

Ministria e Ekonomisë në zbatim të strategjisë minerare shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien e të drejtës për aplikim për leje minerare në Qendrën Kombëtare të Licencimit për zonat minerare konkurruese: Nr.4/1, Nr.903, Nr.401/1, Nr.312/2, Nr.737/2, Nr.556/3, Nr.556/1, Nr.802/6, Nr.803/3, Nr.741/1, Nr.536/1, Nr.625/1, Nr.429/1, Nr.372, Nr.148, Nr.346/1, Nr.100/1, Nr.145/1, Nr.697/1, Nr.741/2, Nr.741/3, Nr.147/1, Nr.431.
Kërkesat për kualifikim dhe kriteret e konkurrimit dhe vlerësimit të ofertave për të drejtën e aplikimit për një leje minerare në zonat konkurruese jepen ne përputhje me Ligjin Nr.10304, datë 15.07.2010, “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.320, datë 21.04.2011 “Për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkurruese”, dhe VKM nr.248, datë 02.05.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.347, datë 29.4.2011 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Programit të Veprimit 3-Vjeçar për Zbatimin e Strategjisë Minerare” dhe të Urdhrit të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nr.127, datë 25.02.2013 “Për miratimin e Planit Vjetor Minerar për vitin 2013”, Nr.128, datë 27.02.2013 Për nje Ndryshim te Urdhrit Nr.127, date 25.02.2013,”Per miratimin e Planit Vjetor Minerar për vitin 2013”.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është:
– Për zonën Nr.4/1, Nr.903 ,Nr.401/1, Nr.312/2, date 25.03.2013, ora 10:00
– Për zonën Nr.737/2, Nr.556/3, Nr. 556/1, date 25.03.2013, ora 13:00
– Për zonën Nr.802/6,Nr.803/3, Nr. 741/1, Nr.536/1, date 26.03.2013, ora 10:00
– Për zonën Nr.625/1, Nr.429/1, Nr.372, Nr.148 date 26.03.2013, ora 13:00
– Për zonën Nr.346/1, Nr. 100/1, Nr.697/1, Nr. 145/1, date 28.03.2013, ora 10:00
– Për zonën Nr.741/2, Nr.741/3, Nr.147/1, Nr.431date 28.03.2013, ora 13:00
Ofertat do të hapen në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në Sallën e Mbledhjeve, kati i parë.
Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

energjia.al, 06.03.2013